osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mario Mitaj “zbulimi i Silvinjos”! Europiani mund ta çojë në një klub të madh

Mario Mitaj “zbulimi i Silvinjos”! Europiani mund ta çojë në një klub të madh

Në fazën kualifikuese të Europianit Gjermani-2024, mbrojtësi Mario Mitaj pati një peshë speciale dhe ia doli të sigurojë një emër të mirë, duke u konsideruar madje edhe si zbulim i trajnerit Silvinjo. Lojtari pati performancë fantastike, duke qenë pozicional, tepër teknik dhe me vizion për lojën, gjë që ra në sy edhe të specialistëve e shumë menaxherëve.

Por ai ende nuk e ka bërë kapërcimin e madh dhe si duket po pret Europianin e verës që të paraqitet mirë dhe falë paraqitjeve të marrë ftesë nga klube elitare europiane. Ndërkohë, sulmuesi Armando Sadiku vijon të shënojë gola në Indi, pavarësisht se trajneri i Kombëtares Silvinjo nuk e ka atë në planet e tij të Europianit. Por numri i golave në fund mund edhe të sjellin surpriza. Kuqezinjtë e tjerë vijojnë të paraqiten mirë me ekipet e tyre.

Mario Mitaj pritet të mos qëndrojë gjatë në Rusi te Lokomotiva e Moskës, pasi klube të ndryshme europiane janë të interesuara për shërbimet e anësorit të majtë të Kombëtares Shqiptare. Agjenti i 20-vjeçarit, Silvio Pagliari zbuloi në një prononcim për “TMË” se Mitaj është një nga futbollistët më të fortë të brezit të tij. “Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë.

Djali kishte shumë merkato në janar, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje. Jam gjithashtu shumë i sigurt se Mitaj do të zhvillojë një karrierë madhështore. Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës. Dua të falënderoj edhe Silvinjon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003”, theksoi Pagliari.

Në fund një koment për duelin Itali-Shqipëri, takimi i parë i grupit B në Euro 2024. Ku bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Spanja. “Për Shqipërinë është një lloj derbi, ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjenjë të mrekullueshme mes Italisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi është vërtet e fortë, nuk dolën rastësisht të parët në grup. Broja po e merr veten, Shqipëria nuk shkon për pushime në Gjermani”, theksoi ai.

Armando Sadiku vijon të shënojë gola

Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, i cili ka kohë që nuk është ftuar më në Kombëtare, ka shënuar golin e radhës në Indi, të pestin sezonal në kampionat me Mohun Bagan. 32-vjeçari e nisi nga stoli duelin shtëpiak përballë Jamshedpur, sfidë të cilën Mohun e fitoi 3-0. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 70’ dhe dhjetë minuta më vonë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare. Duke vulosur triumfin me “tris” të skuadrës së tij. Mohun (një ndeshje më pak) renditet në vendin e dytë me dy pikë më pak se kryesuesit e Odisha FC. Për Sadikun në Kombëtare duket e ka perënduar mundësia që të riveshë bluzën kuqezi, por për të mund të ketë një ndeshje lamtumire, sikurse ka ndodhur edhe me lojtarë të mëparshëm të Kombëtares.