osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Marrakut” të ulur këmbëkryq në sofrën e opozitës, i duhet treguar vendi!

“Marrakut” të ulur këmbëkryq në sofrën e opozitës, i duhet treguar vendi!

Nga Anri Bala

Ai është ulur këmbëkryq, aty në mes të shtëpisë, që ai e quan Shtëpia e PD-së, por populli e quan shtëpia e shqepsave, e pushtuar nga ca ushtarë frikacakë, që trimërohen… jo me ato që kanë bërë, por me ato që mendojnë, se do të bëjnë! Ai është uluar aty, si i marri në dasmën e fshatit, pa e ftuar njeri, por që bën ligjin, sepse është i veçantë, mes normalëve.

Ai e ka pushtuar vendin, aq metra vend sa është sipërfaqja e asaj dhome, që do ta kishte çdo kryetar fisi, për të pritur miq, shokë dhe pse jo, edhe ndonjë dashnore. Ai atë vend, që e quan seli, e ka pushtuar… duke i’a dhuruar ata,  që i mbajnë akoma zinzhirin në dorë, për ta liruar, aq sa të mos e hanë ujqërit.

Ajo kështjellë, atij i duhet vetëm për të uluritur dhe bërtitur, jo për të frikësuar ndokënd, por për t’i hequr frikën vetes, duke përsëritur minutë pas minute, se ai është kryetar dhe nuk del nga aty, pa nxjerrë zvarrë. Por, a do ta nxjerrin?! Nëse po, kush do ta nxjerri, sepse rreth e rrotull tashmë ka po ata ushtarët frikacakë, që si puna e tij, janë të rastësishëm aty, në atë sofër të rëndësishme për një vend, në sofrën e opozitarizmit?!

Arsyeja e vetme është, sepse kjo parti është asgjesuar nga lufta brenda llojit dhe tashmë ka lulëzuar vetëm lloj i saj hibrid, i veçantë dhe i tipit Lulzoparti.

E kjo të tremb, për çfarë presim, kur edhe ca “trimosha”, që janë shpërndarë si zogjtë e korbit, fërshëllejnë nganjëherë, por aq “fort”, sa nuk dëgjojnë as veten, duke mos patur asnjë shans, ti dëgjojnë të tjerët… ata që duan të krijonë opozitë, të re, të vërtetë, të besueshme dhe të pagabueshme. Ndërsa, shpresa për të patur opozitë po vdes dalëngadalë, që kur qeveria fillon t’i bëj fresk opozitës dhe opozitë… vetes.

Partia e gjumit, e gënjeshtrës, e mashtrimeve, e grabitjeve, e vrasjeve dhe e drogës… që na e la peshqesh si të “ligjëruar”, të gjitha bëmat e saj, sot, i përdor si retorik dhe kauz, pa e kuptuar, se po kthehet vetë në vendin e krimit, përderisa njerëzit nuk e kanë humbur kujtesën.

Partia e lënë në “prehërin” e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë kauz! Babalet, Babolet, Agronët, Balilët, janë skenare për policinë dhe jo për politikën dhe politikanin, që pretendon të vijë në pushtet. Kthimi i SHQUP-it , si Shtëpia e Gjetheve të dikurshme, ku mblidheshin informacionet dhe përgjime nga Sigurimi i Shtetit, për çdo qytetar, është një skandal i madh në përmasa, por qesharak në atë që prodhon dhe u ofron qytetarëve… opozitën!

Natyrisht, meqënëse ndonjë opozitarë i thekur do i lexoi këto rrjeshta, e di që do më dërgoi mesazh duke më quajtur shërbëtor, që sulmon opozitën dhe nuk sulmon qeverinë, por përgjigja ime është e thjeshtë: Çfarë e gjen një të vdekur, nëse e lëviz?! Unë nuk sulmoi, por konstatoi se… nuk ka opozitë, por një kapanon marrakësh, ku të sëmurët mendor, mendojnë se me marrëzitë e tyre, mund të ndërtohet begatia jonë!

Çoroditja e Lulzim Bashës, është aq e madhe, sa ai e ka humbur rrugën e tij në oborr të SHQUP-it, e jo më t’i tregoi SHQUP-it opozitar, rrugën për të dal aty ku është futur… në gropën septike të pushtetit të humbur. Kurse qeverinë, ta shaj sa të duash, nuk vlen… sepse është opozitarizëm individual dhe sharsa me të drejtë dhe lehësa me pa të drejtë, ka sa të duash.

Ndaj, duhet ta tërheqim zvarrë portën e “Shtëpisë së re të Gjetheve”, që të dëgjohet zhurma, deri te marraku që fle gjumë, te i mençuri, që nuk mban mend, e që sa herë zgjohet i trembur nga ëndërrat, tregon të njëjtën histori, duke qarë hallin e tij si hallin tonë, duke e menduar frikën e tij si frikën tonë, humbjen e tij si humbjen tonë, çmendurinë e tij si sëmundjen tonë dhe dëshirën e tij për pushtet si dëshirën tonë… për ta sjellë atë në pushtet!

Të gjitha këto, janë simptoma të të marrësh, ndaj marraku i ulur në sofrën e opozitës duhet të largohet, sepse opozita nuk është sofër për orgji dhe festa milionerësh, por sofër fukarenjsh, ku nuk ngopesh me lugë bosh dhe ëndërra plot. Ka ardhur koha, që të kemi opozitë, nëse nuk duam të përfundojmë në një “diktaturë demokratike”, ku pushteti do ndërrohet kur sulltani do t’i lindi në zemër, t’i bëjë dhuratë kurorën… popullit!/Ekskluzive.al