osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Maskarenjtë… qajnë për taksën e Rrugës së Kombit!

Maskarenjtë… qajnë për taksën e Rrugës së Kombit!

Nga Anri Bala

Sot, u bë testimi përfundimtar, për taksimin e Rrugës së Kombit. Natyrisht, që qytetarëve të asaj zone dhe atyre të Kosovës, nuk ju vjen aspak mirë kur u preket xhepi! Por si të shëtitur dhe të parë që janë, nuk besoj se nuk e dinë, që asgjëkund në “botë”, asaj të cilës aspirojmë të jemi pjesë dhe ne, nuk ka autostrada pa lek, përveç atyre që e kanë nxjerrë veten pas dhjetra vjetëve (disa zona në Gjermani)!

Askush nuk është i kënaqur nga taksat, sepse nëse do të ishte kështu, qytetarët do i paguanin vetë dhe nuk do lipsej nevoja as për ligj dhe as për “Maliq”. Mirëpo sot, kushdo do të ndjehej i fyer shumë, kur shikon se të pakënaqurit më të mëdhenj, janë një tufë maskarenjsh, që tallen me qytetarët, duke dashur që të bëhen mbrojtësit e padrejtësisë dhe të grabitjes së tyre!

Kryemaskarai i parë është Sali Berisha, që si ish-kryeministër i vendit e grabiti, e shkatërroi e masakroi atë rrugë…dhe nuk e përfundoi kurrë. I dyti për nga rëndësia, por jo nga dëmi, është Lulzim Basha, i cili bashkë me djemtë e SHQUP-it, po flasin e ulërasin nga klubi buzë Lanës, për grabitjen që po u bëhet qytetarëve duke i taksuar, duke harruar se kanë grabitur rrugën… ende pa filluar!

Këto maskarenjë, e dinë mirë, që hollandezi në postin e Ministrit të Transportit, i zhvati asaj rruge dhe xhepave të qytetarëve shqiptarë, jo pak, por 230 milion dollarë. Ata e dinë mirë, se e lanë si “brekët e grisura nëpër ferra”, duke mos e përfunduar kurrë, e duke ndërtuar një rrugë, që na turpëron edhe ne, edhe emrin që ka, sepse ajo nuk është “Rruga e Kombit”, por “Vrima e Kombit”, e që kërkon edhe 300 milion dollarë të tjera…  të mbyllet e të quhet rrugë!

Hajduti dhe mashtruesi, premton se kur të vij në pushtet, do ta heq taksën. Në fakt njerëzit janë të sigurtë, se nëse presin ardhjen e tij në pushtet, ajo tarifë përveçse do të rritet, nuk do të hiqet kurrë. Mashtruesi i SHQUP-it, duhet tu thotë qytetarëve, se kur do të japi llogari dhe me çfarë do ti paguaj dëmet e bëra në atë rrugë? Apo mos i duket si rruga e tij, meqë i ka vjelur pa filluar… plot 230 milion?!

Kryemaskarai, sot veprën e hajdutërisë së tij, na e cilëson si një thesar, që e kishte shlyer veten, sepse gjeneronte 300 milion dollarë në vit, e këto edhe mund të shërbenin, për mirëmbajtje dhe për përfundimin e saj!   A  janë vërtetë kaq të paditur këto njerëz?!

Vërtetë rruga e papërfunduar dhe e vjedhur ndihmon ekonomikisht, por vetëm qytetarët, duke i’u ulur koston e shpenzimeve dhe përgjysmimin e kohës. Asnjë qindarkë tjetër nuk hynë në xhepat e ekonomisë, nëse nuk taksohet!

Por, më e keqardhur është Monika, që po ashtu si maskarenjtë e tjerë, ka gjynahet e saj në vendimin për tarifimin e Rrugës së Kombit. Ishte ministri i saj Haxhinasto, që propozoi dhe ideoi vendosjen e taksës mbi këtë rrugë. Ishte Iliri, Monika, Petriti dhe Luani, që votuan dhe insistuan, që të përzgjidhej firma pranë tyre e Salillarit si koncesionare, për të cilën më shumë debatoi e majta e Ramës, sepse e djathta e Saliut, as që mori pjesë në votim, për sponsorin e saj të vjetër. Tu kërkosh qytetarëve, që mos paguni taksën që ua kam “rrasur” unë, është tallje b***e! Por ndoshta kjo mjerane, e ka nga padija dhe halli se i ka ikur tepsija, e po i digjet “shtëpia”!

Për një gjë duhet të bindemi, se ka ardhur koha, që ne qytetarët po paguajmë për krimin e maskarenjëve, që sot po vajtojnë nga “dhimbja që ndjejnë”… për ne. Ka ardhur koha, që këta maskarenjë të mos tallen më, duke e menduar si të lehtë “kapërcimin e ylberit”, i cili burrin do ta bënte grua, gruan burrë dhe ku**at do i kthente në virgjëresha!/Tellalli