Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë të prodhuar në vend për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, ai tha se qeveria ka porositur edhe një sistem të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili, sipas tij, pritet të jetë së shpejti në dispozicion të Shqipërisë.
“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”.

