Mbyllet java e parë e Europa League: Juventus udhëheq me golavarazh, Besiktas leksion Marseille-s! Fiton edhe Bournmouth

Mbyllet java e parë e Europa League: Juventus udhëheq me golavarazh, Besiktas leksion Marseille-s! Fiton edhe Bournmouth

Juventus ka zhvilluar një sfidë me 5 yje përballë Nijmegen, që ishte edhe dueli i parë për ‘zonjën e vjetër’ në Europa League. Përballë holandezëve ‘zonja e vjetër’ nuk e vendosi në asnjë moment në dyshim fitoren, teksa shifrat u zhbllokuan që në minutën e 9 nga Nico Gonzales.

Më tej ishte radha e debutiesve. Fillimisht Alajbegovic, më pas Nick Ëoltemade, Zelih Celik dhe Kolo Muani gjetën golin e parë me Juventusin për këtë sezon. Të 4 lojtarët u transferuan në merkaton e verës te italianët, me përjashtim të Muani-s, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e bardhezinjve. Fitorja, por edhe rezultati i thellë i dha kreun e tabelës së klasifikimit Juventusit në Europa League.

Fitore me rezultatin e thëllë 4-1 siguroi edhe Besiktas kundër Marseille-s. Në Stamboll vendasit zhbllokuan rezultatin me Fakili-n, ndërsa francezët barazuan përkohësisht në minutën e 29. Në pjesën e dytë erdhi edhe diferenca teksa turqit e drejtuar nga Vincenzo Italiano realizuan 3 herë me Cerny-n, Murillo-n dhe Poku-n.

Fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë edhe për Bournmouth. Anglezët ia dolën me rezultatin 1-2 kundër Real Sociedad, ndërsa në sfidat e tjera të orës 21:00 Ferencvaros fitoi 1-3 në fushën e Celtic, Crystal Palace shkatërroi 4-0 Lech Pozanan, Lillestrom u mposht 1-2 nga Torrense dhe Plzen humbi në shtëpi 0-3 nga Union Royale i Belgjikës. Në dy sfidat e tjera të orës 18:45 Salzburg mposhti 0-1 Levski Sofian, ndërsa OFI Crete fitoi 2-0 kundër Hoffenhaim. Të 9 duelet kompletuan javën e parë të fazës së grupit në Europa League.

Rezultatet e Europa League, java e 1

Juventus 5-0 Nijmegen

Besiktas 4-1 Marseille

Sociedad 1-2 Bournmouth

Celtic 1-3 Ferencvaros

Crystal Palace 4-0 Lech Poznan

Lillestrom 1-2 Torrense

Plzen 0-3 Union Royale

Levski Sofia 0-1 Salzburg

OFI Crete 2-0 Hoffenhaim