Më në fund Berisha blen një vizë amerikane për vehte! Drejt Dallasit dhe jo në Uashington në të njëjtën datë kur e përjashtoi Basha

Më në fund Berisha blen një vizë amerikane  për vehte! Drejt Dallasit dhe jo në Uashington në të njëjtën datë kur e përjashtoi Basha

Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë për TCH se Berisha është njoftuar se ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas informacioneve, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe Berisha nuk do të jetë i vetëm. Me të pritet të udhëtojnë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Lajmi për pajisjen me vizë amerikane vjen vetëm pak orë pasi Berisha deklaroi se dokumentet e tij për udhëtimin drejt SHBA-së ndodheshin ende në Ambasadën Amerikane dhe se nuk kishte marrë njoftim lidhur me pasaportën.

I pyetur nëse e kishte tërhequr pasaportën dhe nëse kishte planifikuar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Berisha tha se deri në atë moment nuk kishte planifikuar asnjë takim sepse nuk e ka ftuar askush por organizatae pensionistëve ish pushtetar ca të rrëzuar ca pensionista që sëbashku kanë krijuar IDU (Unionit Demokratik Ndërkombëtar) dhe shokun Sali është zgjedhur vitin e kaluar në Braszil su n/kryetar mes 20 nënkryetarësh të tjerë

Sipas deklarimeve të tij, destinacioni i parashikuar i vizitës është Teksasi, ku kreu i PD-së synon të marrë pjesë në një konferencë të republikanëve amerikanë, si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.