osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Metën dhe Berishën i ka bërë bashkë krimi dhe korrupsioni, i kanë sytë nga Moska dhe kërkojnë destabilitetin edhe të Ballkanit, Putin është një monstër

Metën dhe Berishën i ka bërë bashkë krimi dhe korrupsioni, i kanë sytë nga Moska dhe kërkojnë destabilitetin edhe të Ballkanit, Putin është një monstër

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe në botë, ndërsa e ka ndalur theksin tek konflikti Rusi-Ukrainë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi u shpreh se ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Metën i ka barë bashkë krimet dhe korrupsioni, ndërsa shtoi se kjo dyshe i ka sytë nga Moska dhe kërkojnë destabilitetin edhe të Ballkanit. Sipas tij, Putin është një monstër dhe se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është goditja më e madhe kundër njerëzimit që prej Luftës së Dytë Botërore.

-Zoti Çupi, gjithë vëmendja botërore është përqendruar tek konflikti Rusi-Ukrainë. Si u ndjetë kur morët vesh që presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të sulmonte Ukrainën dhe cili është komenti juaj i përgjithshëm për këtë luftë?

Bota ka ndalur frymën. Lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës është goditja më e madhe kundër njerëzimit, që prej Luftës së Dytë. Se si nis një luftë, qoftë edhe në këtë shekull të përparuar, ja ku e pamë dhe po e përjetojmë me gjithë ndjesitë tona. Historia e ka mësuar se sa thjeshtë nis një luftë; por askush nuk di si mbaron. Putin guxoi, dhe ja- e shtriu planetin në sallën e reanimacionit. Nuk i dihet çfarë do të ndodhë: Lufta do të mbarojë, padyshim; por ka dy pikëpyetje të mëdha:

1) Kur do të mbarojë?.

2) Në cilën anë të litarit do të shkojë fitorja?.

Ka një shans që kjo luftë të marrë emrin ‘Lufta e mirë’; dhe ka një gropë fatkeqe që ‘fëmijët e Putinëve t’i rrisë dikush tjetër’, siç citohet një nga gjeneralët e Amerikës. Kur them ‘lufta e mirë’, e them me shpresën e një fitoreje mbi Putin dhe gjithë diktatorët e çmendur që kanë mbirë në këtë tokë. Atëherë do të kemi një pastrim, të ngadaltë, por të sigurt të globit nga këta përbindësha që dhunojnë paqen e lirinë, vjedhin pasurinë e popullit dhe vrasin njerëz. Edhe ne kemi ‘putinët’ tanë që na janë ngulur keq në trupin e kombit… Me këtë rast, Qytetërimi Perëndimor, NATO, Evropa, Amerika, në njëfarë mënyre, po paguajnë harraqin e tyre. Me sjellje ‘demokratike, ndaj gangsterëve, vetëm sa u vaditën rrënjët këtyre, nuk eliminohen. Ndërsa mundësia e dytë, tragjedia e fundit mbi këtë glob, do të ishte një ‘fitore’ e Putin; dmth., një ‘buton i kuq’ që do të bënte të pabërën… Nuk është e përjashtuar edhe kjo.

-Sipas jush çfarë e detyroi presidentin Putin t’i shpallte luftë Ukrainës dhe çfarë synon ai të arrijë?

Vetë Putin ka deklaruar që ditën e parë të sulmeve se ‘nuk kisha rrugë tjetër’. Këta janë krijesa ‘një- brirësh’: O do të realizojnë atë çfarë u thotë mendja e sëmurë, ose nuk ka ‘një bri tjetër’. Putin i përket arketipit të liderit ‘erratik’ dhe ‘delusional’. (Më duket se kështu e quajti Condoleezza Rice; domethënë një lider ‘i çoroditur dhe delirant’). Putin vjen nga një shtresë e ulët dhe familje problematike, edhe pse thotë se ‘ishte shtresë e mesme’.

Është rritur keq, pa banjë dhe duke gjuajtur minj, i burgosur disa herë si kriminel i vogël. Gjatë gjysmës së jetës nuk kishte vëmendje. Por që nga viti 1999 i ka ‘shijuar’ të gjitha shkallët e pushtetit të lartë. Tani, çfarë të bëjë? Tani i duhet adrenalinë e madhe. Në kërkim të asaj adrenaline ka hyrë në tunelin ku i duken 7 miliardë arkivolë, i vjen në mendje Bashkimi Sovjetik, gabimet e Leninit dhe meritat e Stalinit, si dhe modeli i Hitlerit… Ai e ka menduar se në këtë tunel do t’i marrë të gjitha. Do të pushtojë Ukrainën, pastaj Moldavinë, Rumaninë, Baltikun, Poloninë e Gjermaninë… Ja, ky është ‘tuneli, nga ku nuk kthehet dot më Putin. Ose do të kthehet i barabartë me ata të 7 miliardë që u ka bërë gati qivuret.

-Por duket se presidenti Vladimiri Putini i ka bërë llogaritë gabim, pasi në disa ditë luftime dhe sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, referuar Kievit zyrtar, ushtria ruse ka goxha humbje në logjistikë ushtarake dhe jetë njerëzish. Kjo pamje na kujton luftën e Kosovës dhe Luftën e Dytë Botërore, ku shpirti atdhedashës shqiptare nxituan dhe morën armët, duke luftuar për liri. Kështu që më lejoni t’iu pyes, se a kemi një paralele mes nesh dhe ukrainasve, ku mos harrojmë që njëri prej atyre që ka veshur kostumin e ushtarit është edhe presidenti i Ukrainë dhe madje edhe kryebashkiaku i Kievit, boksieri i njohur Kliçkov?

Lufta e Kosovës?… Putin, para se të shkelte sinjalin e sulmit mbi Ukrainë, në sy e në shpirt mbante disa‘urrejtje’ dhe disa ‘dashuri’ të mëdha. Me rastin e Kosovës, Putin ka urrejtje dhe dashuri së bashku. Urrejtjen e ka ndaj lirisë së Kosovës dhe shtetit të ri Kosovë; ai nuk ua fal kurrë ‘etërve’ të tij paraardhës Boris Jelcin dhe Mikhail Gorbaçov. Ndërsa dashurinë e ka për Sllobodan Millosheviçin; madje e ka sjellë edhe si ‘model’.

Njësoj siç Millosheviçi e nisi luftën e fundit në jetën e tij duke e vënë gishtin mbi ‘zonat e banuara nga serbët’ në Kosovë dhe u premtoi ‘shpëtimin’. Kështu bëri edhe Putin. Putin, u betua se ‘do të shpëtojë rusët në Ukrainë’. Mendoni sa i gjatë bëhet ky ‘litar’ i shpëtimit të pakicave gjuhësore dhe etnografike nëpër botë, sikur të fitonte lufta e Putin… Kosovën as mos e llogarisim fare, fatkeqësisht.

-Referuar sulmit ndaj Ukrainës, e cila duhet thënë që është një vend sovran dhe i pavarur, Putini po ngjan më shumë me Hitlerin, Millosheviçin dhe Carët, për shkak se ushtria dhe veglat e tij, po vrasin edhe qytetarë të pafajshëm. A rrezikon që Vladimir Putin të hetohet dhe gjykohet për krime kundër njerëzimit?

A rrezikon Putin të gjykohet për krime kundër njerëzimit? Kjo është pyetje që bëhet shpesh herë, dhe jo vetëm për dënimin e Putinit; duke pasur si objekt njerëz të pushtetshëm të urryer nga popujt e tyre. Edhe këtu bëjmë pyetje se ‘kur do të burgoset Berisha? Kur do të burgoset Meta?”. Se nuk ka shumë dallime, përveç përmasave të shteteve: Rusia është shumë e madhe dhe prandaj presidenti bën dëm shumë të madh; ndërsa këta kanë një vend të vogël, por bëjnë të njëjtën gjë,të përafërt në gjenezë.

Gjykimi i Putinit ‘për krime lufte’? Lufta e Rusisë kundër Ukrainës duket se do ta fshijë edhe këtë dënim nga fytyra e dheut. Si? Ose Putin, më armët e tij bërthamore do të rroposë botën dhe pas kësaj njerëzimi do të vihet në kërkim të ligjeve që paskan vepruar që nga viti Zero deri në vitin tjetër Zero… Do të ketë ligje të tjera. Ose, Putin do të humbë në këtë luftë, por nuk do të gjykohet si më parë… E ç’rëndësi ka dënimi i tij? Bota as e kërkon më. Bota u mësua me gjyqe ‘koti’, sa për të mbyllur dosje…, dhe prandaj jemi këtu ku jemi, në ankthin se Putin do të shkatërrojë botën… A nuk shfarosën Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, brenda pak ditësh, 8 milionë njerëz në Bosnjë Hercegovinë? E ç’u desh dënimi i tyre? Madje gjykimi i tyre nisi 16 vjet pasi ishte kryer krimi… Shiko edhe këtu: A nuk u vranë 3 mijë vetë në luftën civile Veri- Jug në vitin 1997, e nxitur nga presidenti Berisha? Po kur po e çojnë në gjyq? Bota, nëse rron, me rastin e Putin do të korrigjojë edhe drejtësinë.

-Ndërkohë, SHBA, NATO, BE, Kanadaja dhe Japoni, kanë vendosur sanksionet më të mëdha të mundshme ndaj Rusisë. A mendoni se këto sanksione do ta gjunjëzojnë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin?

Po, bota është bërë grusht, një trup i vetëm, kundër këtij kasapi në Rusi. Nuk ka pasur kurrë kaq bashkim. Nuk ka foto në internet ku nuk i bëhet nami ‘Hitlerit të ri’. Edhe koncesionet, sigurisht. Po sa punë bëjnë koncesionet? Bëjnë, por duhet më shumë. Diktatorët dhe ‘kasapët’ e popujve nuk ndiejnë gjë nga koncesionet; madje shpesh u bëhet mirë, sepse e shikojnë popullin duke vuajtur për bukë e për energji… Nëse mbani mend, në pranverë të vitit 1997, presidenti ynë e la Thesarin e Shtetit me 17 milionë lekë ( të vjetra). Po çfarë ndodhi? Asgjë. Popujt e skllavëruar e durojnë urinë.

-Sa gjasa ka që bota të shkojë drejt Luftës së Tretë Botërore?

Në fushë tani janë tre opsione: Ose Ukraina të braktiset nga Bota dhe aty të nisë lufta partizane që zgjat për dekada (Gjë që nuk ndodh). Kjo do ta kënaqte Putinin. Ose Bota do të gjejë ‘solucion’ si të përballet fizikisht me Putinin; dhe aty nis epoka e re. Ose Putin do të nisë Luftën e Tretë. Ai e nis sepse nuk ka çfarë humb. Ashtu- kështu, autoritetin e tij edhe para Rusëve e ka humbur përjetë. Fakti që Putin e nisi luftën në ‘front të gjerë’, ka parashikuar që ta transferojë në ‘Luftë Botërore’. Kështu po thonë ekspertët e luftërave.

-Po rreziku për të shkuar drejt përdorimit të armëve bërthamore ekziston?

Kur guxon një gazetar rus, ( ndodhi dje) që nga ekrani kërcënon botën se ‘kemi 500 mbushje bërthamore vetëm në një luftanije dhe mund të shkatërrojmë botën!’, mendo çfarë mund të bëjë një mendje e sëmurë në krye të shtetit! Rusia është fuqia e dytë nukleare e botës, ka mijëra mbushje bërthamore. …Ja që erdhi ora për të parë akrepat e mëdhenj duke lëvizur drejt ‘butonit’. Bota duket si zog i varur në ata akrepa. Nuk ka nisur ‘numërimi mbrapa’, akoma nuk ka nisur… Por gjithçka mund të ndodhë, njerëzimi ka ndalur frymën.

-Po ashtu, ka zëra se edhe Ballkani mund të përfshihet në një konflikt për shkak se në disa vende ka ndikim Rusia. Keni një koment?

Tani e pas kësaj nuk ka më konflikt, as në Ballkan, askund: O Luftë e Tretë, ose ‘butoni‘!… Këto janë. Konflikte të vogla nuk ka, sepse nuk ka më kohë Putin derisa të krijohet i dyti, nëse…. Ai kishte në plan që të pushtonte Ukrainën ‘në 1 deri 4 ditë’, por dështoi. Ukraina u kthye në simbolin e Qytetarisë së Lartë. Ja që dështojnë edhe planet e përbindëshave…

Pyetjen nuk do ta bëja ‘a do të ketë konflikt?’, por do ta bëja kështu: ‘A shpresojnë këta tanët për konflikt në Ballkan?’. Kjo është tjetër gjë; këta e presin konfliktin si oksigjenin. Janë zhytur në korrupsion, kanë ngritur më këmbë një ushtri të tërë kundër Amerikës dhe Perëndimit… Pse është bërë gjithë kjo? Se do të vinte një ditë kur Putin të ishte prezent këtu dhe ushtria anti- amerikane e militantëve do të kthehej ‘pro- Putin’. Këta ende shpresojnë.

-Nga ana tjetër, le të përqendrohemi pak tek aktualiteti në vend. Ju jeni ndër ata që keni deklaruar se presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i kanë sytë nga Moska dhe iu intereson lufta. Çfarë e lidh këtë dyshe me Rusinë?

Berishën dhe Metën i lidh shumë gjë, jo me Rusinë, por me regjimin anti- perëndimor Putin. Tani i lidh halli post- korrupsion e post- krim; duhet të varen diku jashtë Perëndimit. Është e njëjta gjë si lidhja e tyre me luftën kundër Yuri Kim e kundër Antony Blinken. Halli për të shpëtuar ‘lëkurën’ i çoi në atë marrëzi… Është njësoj si lufta kundër selisë së PD në 8 janar…, me hunj, me shkallë, me varè, me kokë dashi… me të gjitha mjetet. Po të kishte Saliu bombë atomike, a mendoni se nuk do të shpërthente?! Padyshim, sot as do ishim duke bërë intervistë, sot nuk do të kishim gazetë ‘Sot’, ndoshta as Berishë e Metë.

Këta janë në hallin më të madh; Amerika i ka kapur me presh në duar për veprat kriminale kundër popullit tonë dhe kundër stabilitetit në botë… Ne jemi më me fat se populli rus. Këta e kanë të domosdoshme fitoren e Rusisë kundër Botës. Sepse vetëm një forcë kriminale si ajo mund t’i shpëtojë. Por mund të ndërmerrnin edhe një hap tjetër; po të ishin të mençur: Ilir Meta, për shembull, mund të shkonte në luftë në Kiev. Aty ta kapte një raketë ruse, dhe kështu mbetej në histori si ‘hero pro- perëndimor’ i rënë në luftë me raketat ruse. Në këtë mënyrë i hiqte vetes edhe njollën se ‘më vranë raketat amerikane në Malin me Gropa!’… Po ku e bëjnë këta këtë gjë!? /Intrevistoi RIGELS SELIMAN