Në pamje, protestuesja Arvina Lleshi e cila ështe shumë e çoroditur me veprimet e saj qesharake që nga ndjekja dhe fyerja ne kafene te deputetëv para parlamentit deri te ndjekja e makinave për t’i qëlluar me vezë shoqërohet nga efektivë të forcave “Shqiponja”, ndërsa kërkon t’i jepet telefoni për të njoftuar motrën e saj. Ajo shpjegon se nëna e saj është e sëmurë dhe se motra mund të shqetësohet nëse e sheh të shoqëruar në televizion.
Lleshi pretendon se efektivët e Policisë e kanë shoqëruar vetëm se ajo kishte dalë paqësisht në protestë dhe po qëndronte pas një shkurreje. Ajo thotë gjithashtu se efektivët i kanë marrë edhe telefonin celular që kishte me vete.
“Më kanë marrë edhe telefonin, me shoqëruan se po rrija në një shkurre. Më kanë marrë edhe telefonin, po më shoqërojnë e arrestojnë nuk e di procedurën, sepse po protestoja paqësisht përballë Kryeministrisë. Edhe kanë dhënë urdhër që të më fusin andej nga fundi…”, ka thënë mes të tjerash Lleshi.
Në të njëjtën video shfaqet edhe një tjetër protestues duke u shoqëruar nga forcat e rendit. Ai shprehet kundër policisë dhe qeverisë, duke thënë se sipas tij “regjimi komunist” ka ditët e numëruara dhe ky do na sjell demokracinë
Pas largimin nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, protestuesit kanë shkuar te Komisariati nr.3 në Tiranë, ku qëndrojnë një pjesë e 11 të shoqëruarve.
Ata kanë kërkuar lirimin e të shoqëruarve, me thirrje fyese në kor kundër efektivëve të Policisë dhe Qeverisë.
Në një moment para Komisariatit ka pasur dhe tensione e përplasje, por më pas kanë shkuar përforcime të efektivëve të Policisë, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie.

