osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mos e gradoni kapterrin gjeneral! Dumani nuk është Napoleon por iluzioni i drejtësisë

Mos e gradoni kapterrin gjeneral! Dumani nuk është Napoleon por iluzioni i drejtësisë

Një histeri entuziasmi ka përfshirë shumë shqiptarë, madje edhe Eduard Zaloshnja në një sondazh na e nxirrte Altin Dumanin një prokuror si dhjetra prokuror në SPAK, që i ra shortit pas të parit drejtues të kësaj strukture, të drejtoi si i dyti për dy vjet.
Video Interesante

Më shumë se një vit iku dhe kanë ngelur vetëm pak muaj që Dumani të largohet, i lavdëruar dhe pa e prishur me askënd, as me krimin politik as me korrupsionin ikonik. Madje është kthyer në simbol i mbrojtjes së gjithë dallaverexhinjëve të biznesit tenderues, një biznes më vete, të cilët te SPAK të paktën shikojnë mundësinë e hakmarrje,s ndaj atyre që i mundën në garë.

Pra veprat e SPAK deri tani janë një turp, arrestime për kanale kulluese apo arka peshku e telefona, a thua se ky SPAKU është shoqatë për të pastruar llumin në administratë dhe nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin madhor të familjes Berisha dhe Meta, arkitektët e shkatërrimit dhe dy figurat më të ndyra që ka parë ky vend.

Njerëz të ardhur nga hiçi, pa patur asnjë lidhje me biznesin, sot janë miliarderët më të fuqishëm në Shqipëri, që me sa duket nuk shihen nga qorrat e SPAK, por thjesht hetohen me strategjinë e manipulimit për lobime, operacione plastike dhe rasti më skandaloz, për ndihmën që Pinoçeti Sali i ka dhënë “shtypsit” të vajzës të vjedh pula në kotecin e komshiut.

Ndaj Berisha shkon në arrest shtëpie, sepse hujdutëria e pulave nuk dënohet më shumë se 5 vjet. Ndërsa lobimet dhe botokset janë histori më vete për familjen Meta, e cila ha për shtatë palë qejfe milionat që grumbulluan nga turra e vjedhjeve të pronave dhe gjobat që vjelin akoma, edhe sot nga suita e tyre e ndërmjetësve.

Kjo menyrë hetimi është një intrigë e gjallë për të shpëtuar sharlatanët e politikës shqiptarë, duke hedhur në publik akuza qesharake dhe duke shmangur me të gjitha mënyrat aktet kriminale, që nuk kanë nevojë të hetohen, sepse janë fizikisht në çdo bankë e hipotekë si aset të njerëzve që para se të hynin në politik… as në ëndërr si kishin parë.

Ndaj Dumani ka bërë atë që di të bëjë soji i tij, shown publik sikur po “rropatet” për dejtësinë, duke e zhytur më thellë vendin në një padrejtësi të frikshme. Beteja e Vaterlos nuk mund të bëhet nga kapterr Dumani, që ishte ushtarë i bindur i padrejtësisë berishiane, por nga një brez i ri djemsh e vajzash që nuk i lidh asgjë me ish drejtësinë. Ndaj mos bëni Napoleon një ushtarë radhe, sepse shumë shpejt do pendoheni.

Dumani është iluzioni i drejtësisë që na gënjen, ashtu siç gënjehet një i uritur kur dëgjon zhurmën e pjatave që po lahen dhe shpreson që të servirin dhe për atë ndonjë garuzhde supë nga ajo që do të ngelet… nëse ngel… e gjithë këtë e shikon pas xhamave të restorantit./Ekskluzive.al