osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Natyra na ka dhënë shumë, por turizëm s’dimë të bëjmë

Natyra na ka dhënë shumë, por turizëm s’dimë të bëjmë

Pak ditë më parë në Shqipëri u regjistrua turisti i 1 miliontë që kishte vendosur që pushimet t’i kalonte në jug të vendit. Turizmi në Shqipëri po rritet me hapa të shpejt, po ashtu edhe numri i bizneseve që operojnë në këtë sektor.

Megjithatë, Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për numrin e shtretërve që ofrohen nga njësitë akomoduese, bazuar në të dhënat që Eurostat dhe INSTAT ka publikuar për vitin 2018.

Sipas të dhënave nga INSTAT, për vitin 2018 numërohen 38 mijë shtretër për njësitë akomoduese, shifër kjo më e ulëta në raport me vendet e BE-së, por edhe me vende fqinje si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Kështu, në Mali e Zi në 2018-n kishte 43 mijë shtretër që ofroheshin për akomodimin e turistëve, ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë, Maqedonia e Veriut me 48 mijë.

Franca dhe Italia mbajnë rekord për numrin e strukturave akomoduese me përkatësisht 5 milionë e 112 mijë dhe 5 milionë e 107 mijë shtretër. Të ndjekur nga Anglia dhe Spanja, me 3.9 dhe 3.6 milionë shtretër.

Në Greqi dhe Kroaci, vendet ballkanike ku industria e turizmit është mjaft e zhvilluar, numri i shtretërve që ofrohet për turistët i kalon 1 milionë.

Sektori i turizmit ndër më informalët

Së fundmi sektori ka qenë nën sitën e Tatimeve për sa i përket informalitet që ka ky sektor. Gjatë konsultimeve në Ministrinë e Financave për projektin e “Fiskalizmimit”, Ministrja Denaj tha se janë rreth 1600 njësi të regjistruara në platformat online, më shumë seç janë të regjistruara në QKB. Mos përputhja tregon që ky sektor vijon të lundrojë në informalitet.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018, në gjithë vendin funksionuan 1.326 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra), dhe janë vënë në dispozicion rreth 17 mijë dhoma dhe rreth 38 mijë shtretër, apo rreth 13 mijë shtretër për banorë.

Sipas INSTAT 69% e shtretërve janë shfrytëzuar nga jo rezidentë. Ndërsa kapacitete maksimale janë shënuar gjatë muajit gusht.