HomeAktualitetKronike

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata.Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale djali i tij, juristi Çlirim Gjata.

Rustem Gjata u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Gjata ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Më pas, Partia Demokratike e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, post që e mbajti deri në vitin 1995, pasi mandati ishte vetëm 3-vjeçar.

Rustem Gjata ka qenë gjyqtarë i sistemit komunist por si mikl i Sali Berishës dhe nëtarë i Partisë së Punës u afrua me PD-në kur shumë nga kolegët e tij u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.