osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndryshimet në qeveri, ja kush ikën dhe emrat që pritet të futen në kabinet, rikthehen të shkarkuarit dhe shkëmbehen postet

Ndryshimet në qeveri, ja kush ikën dhe emrat që pritet të futen në kabinet, rikthehen të shkarkuarit dhe shkëmbehen postet

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit dhe ambicia e PS për të marrë një tjetër mandat, pritet të sjellë lëvizje të shumta në qeveri. Sado e fortë të jetë mazhoranca, dy mandate në pushtet krijojnë konsum dhe pakënaqësi në elektorat.

Një ndër direktivat që ka dhënë kryeministri Rama në takimet me deputetët dhe krerët e bashkive, ishte bindja e të pakënaqurve dhe kthimi i militantëve të larguar. Por që kjo të ndodhë padyshim duhen premtime dhe vepra të cilat varen nga qeveria. Rama bëri ndryshime të forta në 2018, por emrat e rinj që erdhën nuk është se kanë dhënë më shumë se ata para tyre. Shumë sektorë ndoshta janë më keq seç ishin dhe për këtë arsye presioni për të shkuar te ndryshimet në qeveri është rritur.

PS pritet që të shtyjë sërish Asamblenë Kombëtare, e cila ishte planifikuar për të premten. Vetë Rama kërkon që të mos jetë online dhe t’i ketë para të gjithë anëtarët. Në korridoret e PS flitet se do u komunikojë gjëra të rëndësishme dhe një ndër ta është dhe ajo e ndryshimeve në qeveri. Të gjithë janë në akth, ndërsa ka shuamë emra që përfliten në kampin rozë se mund të ikin apo dhe të vijnë.

Ndryshimet në qeveri

Gazeta ka mësuar një sërë detajesh mbi emrat paraprakë që përfliten. Një ndër ministrat e parë që rrezikon largimin është ministrja e Financave, Anila Denaj. Shteti ndodhet në kolaps dhe duhet me patjetër dikush që të ngrejë ekonominë. Dy kandidatët më potencialë për këtë post shihen Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali.

Një tjetër emër që pritet të largohet është Besa Shahini, e cila e tha hapur dy ditë më parë. Sinjalet janë se në këtë post mund të rikthehet Lindita Nikolla.

Rama e emëroi koordinatore politike për Qarkun e Lezhës dhe flitet se mund ta rikthejë në qeveri. Po ashtu nuk është çudi që të rikthehet dhe Ilir Beqaj me post në ekzekutiv. Ministria e Shëndetësisë është një ndër dikasteret që përfliten, pasi Manastirliu mund të ikë, por nuk përjashtohet që të bëhet ministër dhe në fusha të tjera. Ministria e Brendshme është dikasteri tjetër që mund të pësojë ndryshime. Për këtë post ka shumë kandidatë. Por mësohet se mund të kemi dhe një shkëmbim karrigesh mes Olta Xhaçkës dhe Sandër Lleshajt.

Xhaçka është ndër ministret më të suksesshme deri më tani dhe nuk është çudi të marrë frenat e Ministrisë së Brendshme, ndërsa Lleshaj si ushtarak që është të kalojë te Mbrojtja. Një tjetër emër që mund të lëvizë është ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Nëse Ahmetaj merr Financat, atëherë ajo mund të marrë Ministrinë e Rindërtimit.

Mungesa e një ministri me mandat të plotë në Ministrinë e Jashtme ka krijuar shumë boshllëqe në procesin e integrimit dhe pritet që Rama të emërojë në këtë post një person me përvojë në çështjet e jashtme, duke nxjerrë jashtë loje Gent Cakajn. Emra të tjerë që janë në pikëpyetje janë ministri i Diasporës Pandeli Majko, për të cilin Rama nuk është i sigurt dhe ministrja e Drejtësisë, e cila gëzon dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Megjithatë Rama ka treguar se ka pasur shumë surpriza me ndryshimet në qeveri dhe gjithçka është e hapur.

Kritika ndaj ministrave

Kryeministri Edi Rama bëri një takim me kryebashkiakët në Elbasan javën e parë dhe gazeta ka mësuar se shumë prej tyre kanë pasur ankesa ndaj ministrave. Kritikat ndaj tyre kanë qenë të shumta, sidomos ndaj ministrit të Brendshëm. Ndërkohë gazeta një ditë më parë e theksoi se edhe baza me deputetë janë të pakënaqur.

Zgjedhjet po afrojnë dhe shumë deputetë nuk kanë fytyrë t’u dalin para votuesve, pasi shumë premtime nuk janë mbajtur, sidomos për investimet dhe punësimet. Pra presioni ndaj kryeministrit po shtohet dhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare do të vuloset gjithçka. /Kliti Topalli