osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hapet gara për 60 hetuesit e BKH, i gjithë procesi në dorë të SHBA, Kim takon Krajën me Hajnajn dhe jep tjetër mesazh pro reformës

Hapet gara për 60 hetuesit e BKH, i gjithë procesi në dorë të SHBA, Kim takon Krajën me Hajnajn dhe jep tjetër mesazh pro reformës

Amerikanët kanë nisur menjëherë punën për të bërë sa më shpejt funksionale Byronë Kombëtare të Hetimit. Më 1 shtator Aida Hajnaj mori zyrtarisht drejtimin e BKH, ndërkohë që nga dita në ditë po shtohen sinjalet se ky institucion do të jetë nën patronazhin dhe survejimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e djeshme ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në selinë e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, godinë në të cilën ndodhet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ku ka pasur një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe atë të BKH, Aida Hajnaj.

Kim pa nga afër edhe punimet që po kryhen për zyrat e reja nga ku SPAK dhe Byroja do hetojnë korrupsionin, ndërsa mësohet se në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve dhe hetimi i dosjeve të bujshme. Pas takimit zonja Kim ka shkruar edhe në rrjetet sociale, duke dhënë edhe një mesazh për avancimin e reformës në drejtësi. Sipas saj, reforma nuk do të jetë e lehtë, por ajo po ecën përpara.

“U takova sot me Aida Hajnajn dhe Arben Krajën për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila shoqërohej në takim nga një përfaqësues i ICITAP.

Hapet gara për 60 hetuesit e BKH

Por vetëm disa minuta pasi ambasadorja Kim kishte reaguar në rrjetet sociale, Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur konkursin për të interesuarit pranë institucionit. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BKH njoftoi se është hapur konkursi për hetues për 60 vende vakante, ndërsa mes të tjerash sqaron se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat që lidhen me Byronë Kombëtare dhe kanë kohë që deri më 29 shtator të aplikojnë për pozicionin e punës.

“Sot, me këtë njoftim publik, çelim procesin e rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH.

Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushin kriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhe fizike. Ne synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushje të këtij misioni të lartë.

Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj që të aplikojnë për këtë pozicion pune”, thuhet në njoftim. Por kjo lëvizje e BKH, duke hapur garën për 60 hetuesit që do të luftojnë korrupsionin tregon se i gjithë procesi është në dorë të amerikanëve. Sikundër bëhet e ditur edhe në njoftimin e BKH.

“Kandidatët që do të identifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, thuhet në njoftimin e BKH./Rigels Seliman