osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në prag të SPAK hapen letrat për Berishën: Izet Haxhia hedh dritë në prokurori për 23 ngjjarje!

Në prag të SPAK hapen letrat për Berishën: Izet Haxhia hedh dritë në prokurori për 23 ngjjarje!

Teksa na ndajnë shumë pak kohë nga ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Krimet e Rënda kanë hapur dje letrat për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gati një vit më parë, Izet Haxhia dorëzoi një padi kundër ish-kryeministrit Berisha, duke e akuzuar atë për plot 23 vepra të rënda penale. Ditën e djeshme Haxhia është thirrur në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u marrë në pyetje mbi kallëzimin në fjalë.

Ai ishte i vetëm përballë prokurorëve, ku ka dhënë mbi 5 orë argumentet e tij, shoqëruar me dokumente dhe prova mbi krimet e predispozuara të kryera nga Sali Berisha. Ndërkohë që, gazeta mësoi se Haxhia do të thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar edhe sot dhe nesër.

Disa nga akuzat ndaj Berishës

Gazeta ka siguruar padinë e plotë të Izet Haxhisë, i cili akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është i përfshirë në plot 23 ngjarje. Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën? Kështu, në padinë e siguruar nga gazeta, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar ambasadën amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte ish-kryeministri në fund të pushtetit të parë. Por, Haxhia pretendon se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër. Sakaq, ish-truproja i Berishës akuzon këtë të fundit në organin qëndron të akuzës për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Më tej, në padi Haxhia pretendon se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të armëve si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit. Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë.

Po ashtu, në padi Haxhia akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1,000,000 euro për ta eliminuar atë në mërgim. Ndërkohë, në padi Haxhia akuzon ish-kryeministrin se është ideatori i ngjarjeve tragjike të ndodhura në 2 prill 1991 gjatë protestës masive në Shkodër, ku për pasojë mbetën të vrarë 4 personave të pafajshëm. Gjithashtu, në padinë e siguruar nga gazeta, Haxhia akuzon Berishën se është ideatori i vrasjeve të ndodhura në 21 shkurt të vitit 1991 në shkollën e Bashkuar, një ditë pas rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Nga ana tjetër, në padi ish-truproja akuzon ish-eprorin e tij, Sali Berisha se është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, ndërsa akuza hedh edhe për Presidentin Ilir Meta, të cilin e akuzon se vjedhjen finale të floririt e përfundoi vetë Meta. Ndërkaq, një tjetër ngjarje e rëndë për të cilën Haxhia akuzon Berishën se është përgjegjës, janë për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës, sikundër ishte vrasja në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.

Ngritja e SPAK rrëzon pozitat e Berishës

Por, fakti që ky kallëzimi penal është marrë në konsideratë nga Krimet e Rënda dhe dosja po trajtohet pas gati një viti, tregon qartë se pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha pritet të rëndohen, duke qenë se pas pak kohe pritet të ngrihet SPAK. Sipas ligjit, dosjet e Krimeve të Rënda do të kalojnë tek SPAK, kështu që Berisha ndjehet i rrezikuar. Kujtojmë që, pas 20 vitesh në arrati, Haxhia u rikthye një viti më parë në Tiranë, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa ka shprehur vendosmërinë se do t’i shkojë deri në fund betejës së nisur me drejtësinë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzon për 23 ngjarje të rënda. Rigels Seliman