osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në të “sëmës” SHBA! SPAK i jep qeverisjes Berisha medaljen… “Heronjtë antikorrupsion”!

Në të “sëmës” SHBA! SPAK i jep qeverisjes Berisha medaljen… “Heronjtë antikorrupsion”!

Nga Anri Bala

Vërtet është një sfidë e guximshme antiamerikane ajo që kanë marrë përsipër kopilat e SPAK, të lindur nga mitra e gjakosur e padrejtësisë së Plepave dhe të bekuar nga një grup pa formë, me jurist të të gjitha llojeve, me emrin vetting.

Asgjë nga ajo që prisnin me padurim shqiptarët… drejtësi dhe vetëm drejtësi.

E vetmja gjë që është ulëritëse dhe kriminale, dora e tyre si dora e djallit, për të masakruar çdo biznes dhe biznesmen, që mendja e tyre perverse i konsideron hajdut mashtrues, përfitues dhe dëshira e tyre prej maniakësh për ti dërguar në burg, duke i privuar nga e drejta e prezumimit të pafajsisë.

Që në momentin kur sheh se shpura tjetër GJKKO, vrapon për të aprovuar çdo iniciativë antidrejtësi të këtij grupi, gjithçka ka marrë fund. Këto qytetarë, pavarësisht se çfarë statusi kanë, janë fajtor dhe nuk ka “bir kurve” që i nxjerr të pafajshëm, sepse fati i tyre është i pavendosur nga kodoshat e drejtësisë së kamufluar.

Tani, këtij grupi, nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë, vetëm të pergatisin një çertifikatë mirënjohje, shoqëruar me një medalion floriri Sali Berishës dhe Ilir Metës…për qeverisje të pastër dhe model gjatë viteve 2005-20013.

Madje, duhet të dalin edhe në fushatë për t’i bërë thirrje popullit “budalla”, që ka votuar një qeveri nga më të korruptuarat dhe të votojnë menjëherë “etalonin” e ndershmërisë Sali Berisha dhe ndihmësat e tij Meta-Kryemadhi.

Duke qenë se edhe Rama vazhdon t’i përshëndes vendimet dhe aksionet e dyshimta të SPAK brenda oborrit të tij, siç duket është metodë e vjetër… miklim, që të rrinë larg derës së tij.

Heshtja e Ramës, kur ai duhet të deklaroi publikisht, se a është dakord me akuzën e SHBA, se Sali Berisha është koka e madhe e korrupsionit dhe minues i demokracisë, apo nuk është, i bënë atë të dyshimtë para shtetasve të tij. Mos vallë Arben Kraja, kur u pyet se përse nuk hetohet Berisha, mori guxim nga kjo heshtje dhe deklaroi, se SPAK nuk heton akuza politike dhe mediatike?!

Kjo shuplakë antiamerikane është përtej caqeve të imagjinatës së çdo burracaku të frikësuar, që i ka rënë në dorë mundësia për të gjykuar një gjigand si SHBA dhe fatkeqësisht këtë qendrim po mban edhe burracaku tjetër Dumani, me gjithfarë langari, që lehin nëpër kolibe kioskash mediatike çdo minutë e bekojnë miliardat e vjedhura dhe qindra njerëz të vrarë nga ish qeveritë Berisha.

Madje, de fakto me veprimet e tyre, na thonë se këto krime nuk janë asgjë përpara “dhimbjes” që kanë përjetuar ca biznesmen kur kanë humbur tenderat.

Këtë dhibmje SPAK, po ua kthen në forcë duke dënuar konkurrentët fitues me burg dhe sekuestro, kurse SHBA-së do t’i dërgojnë “dosjen e pastërtisë” së Sali Berishës, për t’i hequr damkën non grata dhe për ta shpallur “Heroi i Heshtur”, që nuk pushon së lehuri për demokraci dhe pastërti.

Nëse Amerika nuk është dakord, atëherë kokat e spakistave do të përfundojnë në satërin e drejtësisë së vonuar… asaj të vërtetë./Ekskluzive.al