osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nëna e Monika Kryemadhit merret për disa orë në pyetje nga SPAK: U pyeta për pronën! Kam ndihmuar vajzën! I sekuestrohet celulari

Nëna e Monika Kryemadhit merret për disa orë në pyetje nga SPAK: U pyeta për pronën! Kam ndihmuar vajzën! I sekuestrohet celulari

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është marrë sot (11 prill) në pyetje për disa orë nga prokuroria e Posaçme në lidhje me pasurinë e saj, në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për deputeten e Partisë së Lirisë.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë ka deklaruar, Fatime Kryemadhi tha se është pyetur për një shtëpi.

Kryemadhi është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe gjatë përgjigjeve për gazetarët la të kuptohej se i është sekuestruar edhe telefoni celular. Fatime Kryemadhi tha se ky sulm ndaj tyre vjen pas akuzave të së bijës për inceneratorët, ndërsa shtoi se me pasurinë ka ndihmuar fëmijët e saj.

Fatime Kryemadhi: Unë jam mamaja e Monikës, sqarova për pronën. Jam krenare për vajzën që kam. Se mohoj edhe sikur për lehtësi, e di pse është kjo punë, që kur filluan të merren me djegësat ajo këta filluan duke bërë… Një lutje kam për gazetarët… kam shumë respekt mos shkruani se çfarë u thonë njerëzit që blehen apo që bëjnë luftë politike, verifikoni gjërat.

Për çfarë ishit?

Fatime Kryemadhi: Unë nuk kam qenë pa shtëpi, në lidhje me pronën time Për çështjen shtëpisë që kam… Unë nuk kam qenë pa punë se këta më kanë nxjerrë me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë…

A u është sekuestruar celulari?

Fatime Kryemadhi: Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë,. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet. Unë tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Report Tv mëson se hetimet janë drejt përfundimit dhe se pritet nëse prokuroria do ta çojë çështjen për gjykim ose jo.