osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Një urim për aktorin e humorit Todi Llupi i cili feston 76 vjetorin e lindjes

Një urim për aktorin e humorit Todi Llupi i cili feston 76 vjetorin e lindjes

Një urim edhe për aktorin e humorit Todi Llupi i cili feston sot 76 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Todi Llupi (1948). Aktor. Lindi në Fier, më 1 mars. Që nga viti 1971 e vijimisht punon si aktor profesionist në Estradën e Fierit, ku ka realizuar shumë role në komedi të plota apo me një akt, në skeçe, parodi, kuplete, monologë, pantomime, dialogë etj.

Aktrimi i tij bie në sy për ngjyrat popullore, përdorimin e dialektit dhe zhargonit të Shqiperisë së Mesme, për tipat dhe karakteret që vijnë nga shtresat kryesisht fshatare e të ulëta. Është një nga kupletistët dhe parodistët e hijshëm të kësaj estrade, me një zë të bukur, tenor, timbër të fortë e të pastër.

Është bërë i njohur posaçërisht në një nga interpretimet e tij më të spikatura, atë në parodinë “Do martojmë Malon”, më 1982. Në vitin 1989 i është dhënë titulli “Artist i merituar”.

Aktori fierak Todi Llupi nuk mungon dhe në premierën “Shshsh…ule zërin”, që tashmë është cilësuar si një prej veprave më të pëlqyera për publikun. Vepra që mban firmën e autorit Pëllumb Kulla dhe regji të Leka Bungos ka mbledhur rreth saj emrat më të njohur të teatrit, ndërsa aktori fierak Todi Llupi këtë herë vjen si një punonjës ambasade.

Ai ka një galeri të tërë rolesh. Aktualisht është një ndër aktorët më të spikatur të Estradës së Fierit dhe së fundmi është risjellë edhe në shesh xhirim nga regjisori Bujar Alimani. Në filmin “Amnistia” Todi Llupi vjen në një profil krejt tjetër. Ai është vjehrri i sertë, ai është muzikant, ka pasionet e tij, por nga ana tjetër është ai pensionisti që në fund të muajit numëron paratë.

Ai është dhe vrasësi që, teksa kryen krimin, largohet krejt i ftohtë nga vendi i krimit, hedh tutje çiften dhe duket sikur i dorëzohet totalisht fatit të tij. Kështu mbyllet filmi “Amnistia” i regjisori Bujar Alimani.

Portreti i Todi Llupit si Remziu është një tjetër imazh ndryshe që sjell ky film. Aktori i njohur në sytë e publikut gjithmonë me nota humori, erdhi me rolin më dramatik të jetës së tij. Ndërsa këtë herë ka një tjetër personazh, që po merr duartrokitjet e publikut.