osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Nuk ka burrë nëne që ta presë i pashqetësuar të hënën”! Patozi ironizon Metën: Jam që tani me Presidentin që thotë se …

“Nuk ka burrë nëne që ta presë i pashqetësuar të hënën”! Patozi ironizon Metën: Jam që tani me Presidentin që thotë se …

Astrit Patozi, ka reaguar përmes një postimi ne facebook, pas deklaratës së Presidentit Meta i cili njoftoi se do të propozojë të hënën ide konkrete për Referendumin.

“Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e dha pushim deri të hënën, me gjithë situatën dramatike, që po kalon Shqipëria, pas ngjarjeve politike të fundit. Por problemi qëndron se ne e kemi të pamundur të jetojmë dhe të flemë të pashqetësuar, kur na thuhet se kushtetuta është në rrezik.” shkruan Patozi, ndërsa shton se është me presidentin kur thotë se e keqja kryesore për Shqipërinë filloi me ndryshimet kushtetuese të 2008-ë

Postimi i plote:

Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e dha pushim deri të hënën, me gjithë situatën dramatike, që po kalon Shqipëria, pas ngjarjeve politike të fundit. Por problemi qëndron se ne e kemi të pamundur të jetojmë dhe të flemë të pashqetësuar, kur na thuhet se kushtetuta është në rrezik.

Deri tani, gjestit qetësues të Presidentit, që shkoi të hante hurma të papara Elbasani për weekend, i është përgjigjur vetëm Lulzim Basha, i cili ka një javë që ka ikur nga Shqipëria dhe ende nuk ka njoftim se kur do të kthehet. Nuk thotë kot fjala e urtë popullore se “miku i mirë njihet në ditë të vështira”.
Gjithë ne të tjerët jemi duke vrarë mendjen se cila do të jetë zgjidhja vendimtare për shpëtimin e kushtetutës dhe nuk ka burrë nëne që të presë i qetë deri të hënën. Që do të thotë se po na mbeten në fyt hurmat e Elbasanit, sado të buta dhe të shijshme qofshin.

E para, se kemi hallin si do të shkojmë deri tek referendumi, pasi në kushtet kur secili shqiptar ka një kushtetutë të vetën, te cilën e lexon dhe e interpreton si t’i dojë kokrra e qejfit, kemi frikë se e drejta do t’i takojë në fund atij që ka në dorë shkopin e policit.

Por edhe po ta zemë se e kaluam me sukses pengesën e parë, mbetet problem i madh se cila do të jetë pyetja e referendumit, në mënyrë që populli të marrë realisht fatet e veta në dorë për të shpëtuar një herë e mirë nga përdhuesit e brendshëm dhe nga “palaçot” ndërkombëtarë, që i kanë nxirë jetën për 30 vjet rresht.
Ndaj edhe do të ishte më mirë një fund i tmerrshëm sot, sesa një tmerr pa fund, deri të hënën. Unë për vete jam që tani me Presidentin e Republikës, pa e pritur fare të hënën, i cili thotë se e keqja kryesore për Shqipërinë filloi me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

Mbetet vetëm që të pres dy ditë të tjera thjesht për të parë se si do të formulohet pyetja magjike, që do t’i kthejë Shqipërisë sovranitetin dhe lirinë e munguar, pas kaq e kaq përpjekjesh dhe sakrificash të heronjve dhe dëshmorëve të saj në kohën e demokracisë.