osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Opozitarët tanë e gjetën shpëtimin, sa shpallën tradhtare Mogherinin!

Opozitarët tanë e gjetën shpëtimin, sa shpallën tradhtare Mogherinin!

Politikanët tanë në Shqipëri dhe Kosovë e kanë fare të lehtë t’i gjejnë dështimet dhe mungesën e rezultateve në arritjen e objektivave politike e karrierën e tyre personale, tek secili personalitet i botës, nga Europa deri në SHBA. Janë pikërisht ata në perceptimin e tyre, pengesa dhe tersi për të çarë përpara drejt pushtetit.

Ata janë fajtorët e vërtetë që vijnë në vendin tonë dhe në vend të mburrin e lavdërojnë hyneret e bëmat e opozitës, aksionet militante, protestat, dhunën, largimin nga institucionet dhe djegien e mandateve, betejat në rrugë, gjakosjen e policisë, demagogjinë e pafund të protagonistëve të së keqes, të lartësojnë Berishën, Bashën, Monikën, Haradinajn, trimëritë e tarzanëve tanë që bëjnë heroin në luftë me ruajtësit e rendit, t’u përkëdhelin sedrën, t’u japin të drejtë, mbajnë qëndrime që nuk shkojnë me sjelljen dhe konkluzionet e opozitarëve tanë. Ata do ishin idhuj, po të nxinin Shqipërinë.

Për liderët opozitarë është e papranueshme që të huajt të vijnë këtu dhe t’i tregojnë arat babait të opozitarizmit, t’i dëftejnë shtigjet bijve të partisë që kanë marshuar në rrugë dhe bëjnë presion përmes dhunës e zhurmës për t’i mbushur mendjen, jo vetëm shqiptarëve, po së pari ndërkombëtarëve, se këtu jetohet nën terror.

Se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe ata, shpëtimtarët janë vënë në rresht për të shpëtuar, jo vetëm demokracinë dhe lirinë, po për të siguruar edhe integrimin dhe hapjen e dyerve të BE-së. Sipas llogaritarëve opozitarë në çdo centimetër të hapësirës shqiptare, ka një tradhtar. Kudo që të shkelësh, takon gjëma dhe korrupsion. Çdo humbje në zgjedhje i faturohet vjedhjes së votës dhe shkeljes së parimeve zgjedhore demokratike. Kush vjen në Shqipëri duhet të flasi me gjuhën e liderëve tanë opozitarë. T’u thonë, bravo për sulmet anti institucion!

Ju lumtë që keni braktisur parlamentin! Përgëzime për instalimin e demokracisë së rrugës! Jeni heronj që nuk trembeni dhe godisni e u thyeni gjymtyrët policëve që i shërbejnë qeverisë. Jeni shembull në rrethimin natën të Kryeministrisë. Iu mbështesim se i keni shpallur luftë paligjshmërisë. Të pëlqyer do jenë nëse propagandojnë shembullin e djegies së mandateve ndërkombëtarisht. T’ua njohin si risi dhe ekskluzivitet që duhet zbatuar në tërë demokracitë në perëndim dhe lindje.

Kush mban anë dhe nuk bëhet njësh me këtë veprimtari dhe logjikë, ai patjetër do shpallet armik. Kjo, shpallja armiq të demokracisë e zyrtarëve të huaj që duan të mësojnë shqiptarët si duhet vepruar se në vend të forcës është dialogu, t’u tregojnë rrugën për të respektuar institucionet dhe pjesëmarrje në vendimmarrjet kombëtare, është e vjetër dhe përvoja më e hidhur e politikëbërësve të vendit tonë. Këtu nuk është fjala për nënshtrim. As për ulje koke. Aq më pak meqenëse këshillat vijnë në gjuhë të huaj. Jo vetëm në këto tri dekada, po edhe shumë kohë më parë, ndoshta që në shekujt e kaluar, të mësuar nga tregimet, po edhe në kohën që kemi jetuar, zakoni i pushtetmbajtësve, i atyre që kanë synuar të sundojnë, fajin ua kanë hedhur të tjerëve. Vendas dhe të huaj. Po ekstremisht, kjo sjellje është postdemokratike.

Kujtojmë këtu si në tridhjetë vjet pluralizëm nuk ka mbetur ndonjë udhëheqës botëror, zyrtar me peshë, individ i rëndësishëm, instaluar në Shqipëri me detyre të posaçme, në krye të OSBE-së apo BE-së, të dërguar të Tramp, Merkelit, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, cilido tjetër, i pritur si mik, kthyer në idhull e engjëll, të mos jetë përcjellë si armik, tradhtar, bukëshkalë. E kanë pësuar këtë veçanërisht ambasadorët e Amerikës, jo pa arsye. Ata kanë qenë më të angazhuarit dhe të drejtpërdrejtët me secilin politikan shqiptar. Fillimisht janë vlerësuar si perëndi. Burra shteti. Po shpejt qëndrimi ndaj tyre ka pësuar metamorfozë njëqind e tetëdhjetë gradëshe. Janë përcjellë si të kishin qenë armiqtë tanë. Natyrisht, një trajtim aspak korrekt. Qëndrim jo rigoroz e objektiv edhe në traditën tonë të trajtimit të miqve. Respekti ndaj përfaqësuesve të shtetit më të fuqishëm të botës që ka asistuar vendin tonë që në sekondën e parë.

Le të parakalojmë për pak çaste, para syve tanë, si u goditën ambasadorët që u pritën si zota e idhuj dhe u flakën si të pavlerë. Arsyeja? Se nuk iu bashkuan logjikës dhe preferencave të shtetarëve tanë. Nuk u dakordësuan me vendimet e padrejta të qeverive, të kryesuara nga PD dhe LSI. E dinë gjithë shqiptarët, si u përcoll Uidhers. Si u përbuz ambasadori Lu. Pa shkuar më thellë në vargun e gjatë të ambasadorëve apo atyre që janë dërguar të shpleksin rrëmujën shqiptare pas zgjedhjeve problematike të 1996, grushtin e shtetit në 1998, braktisjen e gjatë të kuvendit, ngjarjet tragjike të 2011-ës.

Odisea e trajtimit të zyrtarëve ardhur nga perëndimi është historia e metamorfozës së politikanëve tanë ndaj tyre. Edhe pse vetëm tri dekada, historia e trajtimit të zyrtarëve të institucioneve më të rëndësishme të shteteve që na kanë asistuar, është një lemeri që kapërcen çdo fantazi, sa do e pasur të jetë sjellja me perëndimorët. Të gjithë janë trajtuar si tradhtarë. Ndryshimi është vetëm ashpërsia dhe intensiteti i goditjeve. Shumica janë gjykuar sipas biografive Dikujt, si eurodeputetit Knut Flekenshtein, raportuesi për Shqipërinë, i është përgojuar shkollimi i paktë nga të shumëshkolluarit tanë. Zotit Han, si qejfli me pijen.

Sot, në qendër të ciklonit është vënë Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Zonja Mogherini. E lindur në vendin pranë, në Itali, e kalitur mes politikanëve të shtetit fqinj, ajo i ngjiti shpejt shkallët e përparimit dhe u bë një zë i fuqishëm, jo vetëm brenda kufijve italianë, po edhe atyre europianë e më gjerë. E dashuruar me Shqipërinë. Këmbëngulëse e pranimit në BE, avokate e integrimit e vendit tonë.

Në këto radhë nuk synojmë të bëjmë biografinë e Mogherinit. Ajo e ka shkruar me jetën dhe veprën e saj. Duam të evidentojmë si e trajtojnë në Shqipëri. Vetëm se guxoi të thotë disa të vërteta, jo për të mbrojtur qeverinë, po për Shqipërinë, u sulmua në front egërsisht. Gjykoni për një çast nëse do mburrte veprat e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Të vlerësonte shembullin e braktisjes së sistemit. Sigurisht do shpallej heroinë. Burrneshë e shkuar burrneshave të Malësisë.

Do portretizohej si zonjë e madhe. Politikane me përmasa kozmike. Gruaja e hekurt që e do atdheun tonë më shumë se Italinë. Që u jep politikanëve tanë përmasat e heronjve që rezistojnë nën diktaturën e qeverisë “Rama”. U jep vlerë burrave e grave të sakrificave sublime që durojnë arrogancën kryeministrore. Po jo. Ajo nuk u bë bashkudhëtare e historisë opozitare. Nuk u përqafua me Lulin.

Nuk i rrahu shpatullat Monikës. Nuk frymëzoi bashkëpunimin për shkatërrimin e institucioneve. Nuk bashkoi dorën mbi harkun e shigjetëhedhësve kundër Kryeministrisë. S`u rreshtua në krah të “Ujkut të Gramshit” të gosite me vare. Nuk duartrokiti Tarzanët e demokracisë Klevisin e Gazin tonë, që u thyen kockat policëve. Përkundrazi! Mogherini e shkeli fare. Lavdroi reformat. Deklaroj se Shqipëria është duke bërë reformën më të thellë në drejtësi e denjë edhe për vendet me demokracitë zhvilluar të BE.

Si nuk iu mbyll goja si nuk i humbi zëri Shefes së Politikës së Jashtme të evidentonte krimin dhe korrupsionin, dhunën dhe arrogancën po tha se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur?! Si ishte e mundur që nuk goditi politikat e qeverisë, po i lartësoi reformat dhe u shpreh besimplotë që e ardhmja e vendit tonë është BE? A kishte sens që politikania e lartë t’i vinte nota pozitive këtij pushteti ngelës dhe të shuante nga axhenda e takimeve krerët heronj të demokracisë shqiptare që kanë ndërmarrë misionin më të vështirë për të rilindur demokracinë përmes betejave të rrugës dhe shesheve, bllokimit të akseve kryesore të rrugëve, duke ndalur deri edhe nuset për të shkuar në shtëpinë e burrit apo pacientët për në spitale.

Si mundet të mos vlerësohet kjo sakrificë sublime kundër gëzimit të parë të jetës dhe atyre që mund të jenë në prag të vdekjes për t’i penguar se kështu duan burrat e gratë e irrituar në emër të luftës kundër Ramës? Nëse Mogherini do kuptonte filozofinë e hollë të liderëve tanë opozitarë dhe do vlerësonte sakrificat e militantëve të saj, politikat largpamëse të liderëve që i kanë hyrë detit në këmbë në zbatim të porosisë së Doktorit, vetëm për kaq meritonte një dekoratë të lartë nga ata që e kanë këtë akses në piramidën e shtetit tonë.

Po jo! Ajo nuk bëri gjënë e duhur. Ndaj e kishte hak sulmin e gjithanshëm, duke i numëruar deri edhe historitë e viteve të largëta, kur sipas politikanit Nard Ndoka, i cili edhe pse demokristian që zakonisht nuk sulmojnë zonjat sipas mëshirës kristiane nuk la gjë pa i thënë zonjës Mogherini. Pasi numëroi gabimet e Mogherinit, Nardi i dha edhe disa këshilla të vlefshme. Edhe pse Samiti i Tiranës është një event me vlera kombëtare, si vendi mikpritës, Ndoka i dha një shufër thane Ramës dhe Thaçit në fytyrë për komplot me Vuçiç nën dirigjimin e Mogherinit.

Për analistin politik Ndoka, ata u përçmuan dhe u spostuan. Përse dhe ku, kjo mbetet për t’u mësuar në analizat e radhës të Ndokës. Po le të ndalemi tek qëndrimi i tij ndaj politikanes së BE-së. Pasi i vuri në dukje qëndrimet e papajtueshme me të vërtetën dhe e shpalli si mike të Ramës, mbështetëse të tij ia tha açik në sy: Kjo ishte çoka (E kishte fjalën për qoka) që i bëri në fund të karrierës së saj si politikane e BE-së. Profesor Nardi shkoi më tej. E këshilloi Mogherinin të merrte edhe teserën e PS-së, të cilën duhet t`ia jepte një armik tjetër, Balla. Jo vetëm që politikania e BE-së gaboi sipas analizës “Ndoka”, po ajo shkoi shumë më larg. U konvertua në socialiste.

Dhe për këtë, edhe duhet të anëtarësohet. Këshillë dhe analizë më brilante nuk besoj ta bënte ndonjë i mençur tjetër veç Nardit tonë. Gjithë të tjerët do ishin subjektivë dhe jo kompetentë. Po nëse do lavdëronte politikat e frontit të opozitës, vallë ç`medalje do sugjeronte Ndoka? Po nuk është i vetmi. Një tjetër politikan që vjen nga vitet 1990, prurje nga shtypi, i cili është ku e ku më me përvojë nga Nardi, ishte Edi Paloka. I cili ia numëroi, tëk e tëk, të gjitha politikanes që erdhi në Shqipëri dhe nuk mbështeti qëndrimet e veprimet e opozitës, po vlerësoi qeverinë. Ishte për këtë arsye, që Paloka e dërmoi fare shefen e BE-së.

E sulmoi për ta sugjestionuar: A ka ndonjë rast në BE që qeveria të shuajë Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese? Ku lejohet shitblerja e votës? Cili kryeministër ka futur në parlament, trafikant femrash, hajdutë, kriminelë? Cili politikan është vlerësuar se ka blerë vota me paratë e drogës dhe krimit? Dhe përfundon me atë që prej kohësh artikulon kryetari i partisë së zotit Paloka. Se dyert e Europës do hapen sapo Edi Rama të largohet.

Dhe këtu është në të njejtën gjatësi vale me liderin Basha, i cili i ka prerë biletën për në ferr Ramës, duke i dërguar ultimatumin nga Shkodra dhe Vau i Dejës nga Korça e ngado, duke e kërcënuar edhe me jetë. Platforma opozitare se pa opozitën nuk ka zgjedhje dhe se në 30 qershor do rrethohen vendvotimet nga ushtarët e PD- LSI-së, deri edhe tek ata të Vangjel Dules e Dukës, bashkë me militantët e Dash Shehit për t’i thënë ndal diktaturës.

Pikërisht se nuk ka kuptuar dhimbjet opozitare, Mogeherini u bë target i sulmeve të Petrit Vasilit, i cili si gjithnjë me artileri të rëndë e goditi Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së me të gjitha armët. E qëlloi, siç di ai. Me ashpërsi! Përfundimisht. Vasili ose të asgjëson tërësisht, ose nuk e nis fare betejën.

E gjithë politika opozitare nga komandantët deri tek ushtari i fundit, gjatë këtyre ditëve kishin vetëm një objektiv. Sulm frontal Mogherinit. Jo se e urrejnë si Shefe të Politikës së Jashtme të BE-së. Mazallah! Ata, për BE-në lënë kokën. Për BE-në nuk i zë gjumi. Në emër të aderimit të Shqipërisë i zhvillojnë të gjitha betejat ndaj të huajve. Edhe ndaj Mogherinit. Lufta dhe denigrimi ndaj saj ka vetëm një bazë.

Qëndrimin pozitiv dhe vlerësues për qeverinë. Dashuria e Mogherinit për Shqipërinë, e cila tejkalon përbetimet e politikanëve tanë, të cilët bëjnë sikur i dhimbset ardhmëria e vendit dhe popullit shqiptar dhe politikanëve që janë miq të vendit tonë, jo vetëm në fund të karrierës së mandatit drejtues në BE, po gjatë tërë këtyre viteve është pro vendit tonë. Pikërisht për këtë e shpallin tradhtare të Shqipërisë.

Njëlloj siç bëjnë përditë me cilindo kundërshtar politik që nuk është brenda gardhit të opozitës tonë. Supereuropianat tanë, ata që e matin veten me numrin e betejave e protestave në emër të demokracisë nuk e kanë të vështirë të etiketojnë si tradhtarë e bukëshkalë tërë zyrtarët e gjithësisë. Dhe zonja Mogherini nuk mund të bënte përjashtim.

Nga Bardhyl BEJKO