osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në Tiranën e samitit, ku Vuçiç dhe lidershipi opozitar ndjehen keq!

Në Tiranën e samitit, ku Vuçiç dhe lidershipi opozitar ndjehen keq!

Ishte një organizim tipik për të kuptuar “ndjesitë miqësore dhe armiqësore” në Ballkan dhe padyshim Tirana është qyteti absolutisht më kozmopolit, më i duhuri për të treguar jo thjesht tolerancë, por dhe dashamirësi realisht shqiptare! E kishte “dhënë Zoti” që Samitin ta thërrasë Presidenti Meta, sepse nëqoftëse do të kishte qenë Samit Kryeministror, me të ftuarit nga Serbia dhe Bosnja, Edi Rama do të ishte shpallur “tradhtar i kombit” nga lidershipi opozitar dhe ndonjë trim alternativ kosovar!

Mogherini sigurisht ishte dhe me Presidentët miq të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit në BE, që janë Presidentja kroate mike e madhe e Shqipërisë, Presidenti pro shqiptar dhe kosovar Andrezej Duda i Polonisë, por dhe Presidenti Sllovenisë ose simpatiku Barut Bahor i cili kreu dhe vrapin e tij në kodrat e liqenit të Tiranës! Qyteti i madh i merrte të gjithë, ishte i plotpushtetëshëm për të marrë të gjithë bashkë ose më mirë të them në mënyrë alegorike – “miq dhe armiq”!

Po ishin Presidentët Thaçi e Vuçiç, Presidenti Maqedonisë së Veriut i vjetër nuk erdhi, por ai i sapo zgjedhur me votën edhe të shqiptarëve sigurisht është në një mendim krejt tjetër, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidenti rradhës i një Bosnje akoma jo kaq miqësore me veten! Por Tirana i merrte të gjithë dhe sigurisht tregonte anën e saj të jashtëzakonshme kozmopolite.

Të gjithë ishin mirë, të gjithë bisedonin normalisht dhe të gjithë shikonin se kemi të bëjmë me Kryeqytetin e një vendi normal! Ndoshta po të rrish më shumë ditë, zbulon shumë anomali, por kush nuk i ka anomalitë po ti kërkosh më thellë! Po sigurisht, të gjithë kanë! Por foto e Presidentit Slloven me vrapimin e tij në Tiranë, bëjnë xhiron e botës ashtu sikundër dhe largimi i Vuçiç nga foto me Presidentët e Shqipërisë, Kroacisë dhe Polonisë! Po pra, një siklet politik edhe pse në Tiranë u takua me një tjetër “vlla!” të tij të Bosnjës, pa pasur aspak asnjë problem ose provokacion! Po ashtu siklet i madh “Presidencial” kur jepte intervistë Thaçi dhe Vuçiç ikte në mënyrë demostrative! Por dorën në fund të fundit, po ja jepnin njëri tjetrit! Çfarë ti thuash një Samiti të tillë me diell, kur zonja Kitarevic thoshte se BE-ja është e pa plotë me Ballkanin!

As fjalëve të mira dhe inkurajuese të Presidentit Polak dhe atij Slloven në drejtim të integrimit dhe futjes së Ballkanit dhe padyshim Shqipërisë në BE! Gjithçka mirë përveç sikletit të Vuçiç që nuk kuptohet mirë nga pse vjen në realitetin e sotëm politik si Europian dhe Ballkanik! Kur dihet qartë dhe bukur se asgjë në “majë të nacionalizmit” nuk zgjidh problem dhe nuk përbën as zgjidhje realisht! Vuçiç është në siklet nga realiteti i qartë! Nga realiteti i Ballkanit, Kosovës, Shqipërisë, Tiranës vetë. Mirëpo ka dhe një element tjetër që është i sikletosur në Tiranën e Samitit! Ky faktor është lidershipi politik i opozitës shqiptare!

Ka siklet të madh, sepse Presidentët e ardhur nuk shikojnë një Tiranë “kriminelësh në rrugë dhe njerëzit e trembur e frikësuar nga mafia”! As deputetët hollandezë që erdhën të shikojnë Tiranën nuk panë vendin e mbushur me policë që “dhunojnë opozitën” dhe qytetarët kot, as kanabis mbjellë në Dajt dhe ballkone të Kryeqytetit! Ose në kopshte pikërisht si në Hollandë! Samiti nuk pa një Tiranë ku kishte plasur varfëria, skamja dhe ku njerzit zvarriteshin duke lypur! Po pra të katandisur kështu nga “regjimi dhe mazhoranca mafioze e Ramës” ose “komunistave të rinj të mazhorancës”! Panë një qytet (kishte plot reporterë të huaj) normal dhe në shumë vende dhe modern! Nuk panë njerëz që grabisnin dhe banda që terrorizojnë shoqërinë nëpër rrugë dhe degradim urban “legjendar”!

Do të thoni ju nuk shikohen në qendër të Tiranës! Po pse në cilën qendër shikohen më shumë se dhe krimi në Kryeqytetet e botës së kulturuar! Pse Tirana na qenka më keq se sa bie fjala Shkupi dhe Athina – që sot kjo e fundit, është më e pa pastruar se qendra e Tiranës! Ose thënë qartë, sot është më pis! Tirana është e madhe sa Zagrebi dhe ky i fundit është krejtësisht Europian, por në fund të fundit çfarë ka për tu sikletosur në një qytet të tillë, për t’u dalluar nga Zagrebi për keq dhe kaq shumë jashtë normales!?

Tirana në Samitin e fundit, tregonte se jemi normalë, kemi sigurisht shumë anomali, por po e përsëris – kush nuk i ka po ti kërkosh! Nuk është e rastësishme që të sikletosur dhe që ndjehen keq janë Vuçiç, Serbët dhe Lidershipi Opozitar shqiptar! Padyshim jo populli i madh opozitar, por lidershipi!

Janë në siklet, sepse janë të bashkërenduar, të njëkohshëm në protesta dhe ide, në sabotim të integrimit dhe në bërje qejfi të mikut të madh të Serbisë në lindje! Janë në siklet dhe ndjehen keq, nga çdo takim që marrin pjesë europianë dhe sigurisht nuk gjejnë fjalë për të thënë se “ishim në vendin ku lulëzon mafia dhe krimi rrugës, por dhe ai organizuar!

Që opozita nuk ka të drejta dhe rrihet e gjakoset si dikur në kohë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës! Po pra, miqtë europianë që mbrojnë integrimin tonë, nuk thonë se ishim në vendin kur Kryeministri mbronte veten në Kryeministri dhe vriste katër demostrues, që nuk po bënin asnjë veprim kriminal!

Në vendin ku opozita sulmon policinë dhe ankohet pastaj se policia i hedh tym!? E tymin e quan kriminal, kurse vrasjen e protestuesve nga SB dhe LB, një veprim në “mbrojtje të shtetit”! Tirana e Samitit, tregonte se Shqipëria është një vend normal dhe sigurisht ka probleme sa të duash, por është vend që do Europën dhe Integrimin!

Çfarë ti bësh Vuçiçit? Atij nuk ke se çfarë ti thuash! Problemi është te sikleti acarues dhe sulmues i lidershipit “vuçiç-ian” (nganjëherë më duket se po i bie në qafë, sepse duket se është i detyruar të luajë teatër nacionalist përpara serbëve) të opozitës shqiptare, që ndjehet realisht keq!

Ato do të donin që të huajt të shpreheshin pro tyre, e në mos pro tyre, kundër Ramës! Janë një lidership, që kujtojnë se hapin dritaren dhe shikojnë vetëm oborrin e tyre, pa ju shkuar mendja se bota është shumë, por shumë e shumë më e madhe! Kujtojnë se “bota do të merret gjithmonë sa herë ato të hedhin shqelma dhe të llastohen në mungesë pushteti”! Prandaj ndjehen keq, shumë keq, ato dhe Vuçiç në Samitin e Tiranës!

E padyshim si Vuçiç dhe lidershipi opozitar i Tiranës ndjehen keq, sepse janë jashtë realitetit! Por në se Vuçiç, dyshohet se e ka seriozisht, lidershipi anakronik dhe bashibozuk, plangprishës dhe arrogant “deri në amshim” i opozitës shqiptare, ka mendje dhe qëllim të keq! Ai lidership do të djegë vendin, të djegë Tiranën, për hatër të ardhjes së tyre në pushtet! Pikërisht Tiranën e Samitit, i cili ju tregoi të huajve se nuk ka asgjë që justifikon një shkatërrim të stabilitetit dhe qetësisë e normalitetit qytetar – në Tiranë dhe akoma më larg saj!

Nga Besi BEKTESHI