Padashje misioni më i madh i protestës “u kry”! PD në “ilegalitet”, punë në të zezë… si protestuese pa Berishën me dy gishtat

Padashje misioni më i madh i protestës “u kry”! PD në “ilegalitet”, punë në të zezë… si protestuese  pa Berishën me dy gishtat

Protestuesit e vërtet e kryen misionin aq sa mundën! Protesta e mbetur tani është e ilegalëve berishistë, lapistë, gonistë dhe qorristë dhe duhet të emërohet e “demokotësve” ose turmëkotët, përderisa fshihen si struci në rërë pas flamingove, megjithëse …e kanë vrarë frikën inekzistente, sipas filozofëve të tyre.

Kjo tregon se si është katandisur politika e mbetur pa punë nga protesta e disa qytetarëve “radhiko” që përtej zëmrimit, pakënaqësive, mendojnë se duhet ndryshim, natyrisht paqësor, pa radikalizëm dhe me revolucion fluturakësh, që ikin e vijnë dhe cicërijnë çdo natë, me sa kanë fuqi në sheshin Skënderbej.

Për fat të keq bilbilat janë ngjirur dhe larguar, e tani mund të dëgjosh vetëm “krraukrraun” e korbave, sorrave dhe natyrisht “kukut” e qyqet që vajtojnë “parajsën” tonë të dikurshme… imagjinare, sepse në realitet gjëmën që na lan pushtetet e Berishës nuk ka qorr dhe horr që i lexon ndryshe… kur vendi shkoi drejt greminës disa herë, deri afër humbjes së sovranitetit si shtet, nga erërat e frikshme të luftës civile.

Por një gjë ka ndodhur dhe kjo është merita më e madhe e kësaj proteste…revolucionarët e molotovëve, fishekzjarrëve dhe kapsollave janue përshtatur, pasi i kanë harruar dy gishtat lartë tani nuk guxojnë as të identifikohen, por… maskohen si ilegal, me maskat e dhuruara nga partia, herë si ambientalist, herë si marksist, herë si fashistë, herë si jakobinist, herë si islamistë e ndonjëherë pa dashur si qeflij, por kurrë si PD-ist duke u strukur nën brekushet e zgjyrosura të OJF-ve.

Pavarsisht që slogani Berisha në burg bashkë me Ramën që thuhej në fillim me gjysëm zëri e që tani është harruar “mëndjezbrazurit” e PD-së i ngjiten turmës dhe janë aty çdo natë, nostalgjik, duke kujtuar kohën e “bukur” të kaluar poshtë ballkonit të Berishës në Rrugën Mustafa Matohiti, sot e emëruar nga ata si Rruga e Lirisë, gjë që nuk ështe e mundur të bëhte në bulevardin e vdekjes… “21 Janari”

Kurse mercenarët, si protestues të dyshimtë të partive të reja rrinë të qetë me ato pak premtime që marrin, sepse nuk kanë çfarë të humbasin duke ëndërruar… kur nuk kanë asgjë. “Zoti” nëse do… të urdhëroi që dashit t’i binë “allatet” dhe ujku të bëhet zemërgjërë dhe tu hedhi ndonjë copë edhe atyre, pavarësisht që ata po bëjnë dhe do bëjnë sikur nuk e duan.

Kjo pra është një nga fitoret me të mëdha politike…lënia pa punë e Rithemeluesit Sali Berisha, kthimi në ilegalitet i shrlatanizmit protestuese partiak, fshirja e identitet i të gjithë atyre që e kishin kthyer opozitën si pronë të tyre dhe protestën si gjiriz, ku shkarkoheshin sa herë që partinë e zinte barku…humbte zgjedhjet. /Ekskluzive.al