Pagat e magjistratëve: Ligjet miratojnë formulën e PS me 8 vota pro, 3 kundër! Të babëziturit e sistemit të drejtësisë me shoqatat e tyre e kundërshtojnë… të “yshtur” nga sharlatanët e PD-së

Pagat e magjistratëve: Ligjet miratojnë formulën e PS me 8 vota pro, 3 kundër! Të babëziturit e sistemit të drejtësisë me shoqatat e tyre e kundërshtojnë… të  “yshtur” nga sharlatanët e PD-së

Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës, miratoi projektligjin e Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Nisma mori 8 vota pro të mazhorancës dhe 3 vota kundër të opozitës.

Drafti parashikon që paga referuese e magjistratëve të jetë sa 0.38 e pagës së Presidentit të Republikës, nga 0.36 që ishte më parë.

Formula e propozuar nga socialistët është kundërshtuar nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve. Ndryshe nga drafti i PS që parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit.

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, kundërshtoi në Komisionin e Ligjeve draftin e PS-së për pagat e magjistratëve, duke thënë se bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, formula e re e pagave është në fuqi prej 31 korrikut. Ai thotë se nuk pranojnë të negociojnë nën bazën e pagave që KLGJ ka miratuar, por vetëm për më shumë, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses nuk negociohet.

Hoxha tha se janë të gatshëm për negociata edhe për mënyrën e shlyerjes së pagave të prapambetura.
Por i shqetsuar shumë për grabitjen e shqiptarëve bashkë me këta të pangopurit e alias drejtësi ka qenë Gazi Bardhi në emër të PD-së.

Deklarata e tij është aq perversa sa këta sharlatan janë një fatkeqësi në politikën shqiptare

Mosveprimi i qeverisë ka futur në kolaps sistemin. Ka lënë sistemin gjyqësor pa paga, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe në qoftë se i qëndrohet procedurës parlamentare, siç ka ardhur ky ligj, gjyqtarët do të jenë pa paga edhe për disa muaj të tjerë. Unë nuk e kuptoj pse janë sot këtu në komision përfaqësuesit e qeverisë?! Janë këta që nuk kanë vepruar, duke sjellë këtë situatë të paprecedentë”, broçkullisi Bardhi.