osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes, Xhelal Mziu vihet nën hetim

Parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes, Xhelal Mziu vihet nën hetim

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, do të mbahet mend për dy parashikimet e sakta që ka bërë publikisht për fatin e ndeshjes Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Laçi. Këto parashikime të kryebashkiakut Mziu, njëkohësisht financues i ekipit të Kamzës, pritet që të jenë objekt i Komisionit të Etikës. Të dielën e 18 marsit, i ftuar në emisionin “Fair Play”, në “News 24” kryetari i Bashkisë Kamzë deklaroi:

“Teuta do të fitojë kundër Laçit javën e ardhshme. Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste, të luajnë fitoren e Teutës”. Realisht, ndeshja Teuta-Laçi u mbyll me fitoren 1-0 të durrsakëve. Por, të dielën e 29 prillit Mziu për “Panorama Sport” bëri një parashikim më preciz, pasi gjeti në kokë rezultatin e ndeshjes Vllaznia-Laçi.

“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0”, deklaroi Mziu për “Panorama Sport” pak para fillimit të ndeshjes në “Loro Boriçi”. Më shumë se parashikime, këto janë përdorur nga kryebashkiaku i Kamzës për të denoncuar mbarëvajtjen e kampionatit, ku në luftën për mbijetesë është përfshirë edhe Kamza.

Burime pranë FSHF-së kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se parashikimet e sakta të Xhelal Mziut pritet që të kalojnë për shqyrtim në komisionet përkatëse të federatës. Fillimisht, parashikuesi i ndeshjeve të sakta, Xhelal Mziu, pritet që të kalojë në Komisionin e Disiplinës në mbledhjen e kësaj jave, i cili do të vendosë se si do të veprohet me këtë rast.

Gjithashtu, thuhet se Komisioni i Etikës, i cili nuk mblidhet prej kohësh, po grumbullon materialet e duhura dhe pritet të nisë një hetim për deklarimet e kryetarit të Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.