osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas komisionit valë a.rrestimesh! PS trondit Ilir Metën: Kuvendi do hetojë edhe megaskandalin…emërimet në drejtësi nga KLD që ai drejtonte!

Pas komisionit valë a.rrestimesh! PS trondit Ilir Metën: Kuvendi do hetojë edhe megaskandalin…emërimet në drejtësi nga KLD që ai drejtonte!

Mazhoranca qeverisëse duket se do të fundosë presidentin Ilir Meta. Të hënë do të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e tij, ndërsa dje janë zbardhur detajet tepër interesante për objektin e punës së komisionit. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, në një studio televizive deklaroi se komisioni do të hetojë dhe punën e presidentit në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deri më tani flitej se puna e komisionit do fokusohej te dekreti për datën e zgjedhjeve, por qëndrimet e ditëve të fundit të Metës duket se kanë detyruar socialist të zbardhin të gjitha skandalet e tij.

“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha ajo në studion e Top Talk. E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”, tha Felaj. Deklarata e saj do të thotë se në skaner do kalojë dhe puna e Metës në krye të KLD. Gazeta ka raportuar disa herë se KLD ka qenë e mbërthyer në skandale si kur drejtohej nga Nishani, ashtu dhe nga Ilir Meta. Por Felaj ka treguar se nëse konstatohet se kreu i shteti ka shkelur ligjin, përveç shkarkimit, ndaj tij mund të ketë dhe kallëzim penal. Por deklarata e Felajt nuk janë kapërdirë nga Presidenca, e cila ka reaguar përmes zëdhënësit të saj. “Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi”, deklaroi Tedi Blushi. Ja gjetjet e KLGJ: Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, u bazua mbi disa gjetje që ka bërë Këshilli i Lartë Gjyqësor për KLD. Gazeta ka siguruar raportin, ku tregohet batërdia e institucionit të drejtuar nga Meta.

Sipas raportit, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Metës ka shmangur ligjin gjatë 2018 duke mos vlerësuar profesionalisht gjyqtarët. Vitin e kaluar ish-KLD ka vlerësuar vetëm 2 gjyqtarë, një numër shumë i ulët. “Neni 171, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, parashikon se KLD duhet të përfundonte vlerësimin e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për periudhën 2007- 2012, bazuar në rregullat ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve mbeti vetëm në fazën fillestare. Aktualisht ka përfunduar vlerësimi vetëm për periudhën 2007-2009, ndërkohë që nga kjo periudhë e deri më sot kanë hyrë në sistem breza të tërë magjistratësh, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim profesional të veprimtarisë së tyre. Nga dokumentacioni që ndodhet pranë institucionit, konstatohet se ka përfunduar vlerësimi profesional dhe etik vetëm për 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018”, thuhet në raport. KLGJ ka zbardhur edhe aferat e Metës me mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar. Në raport pasqyrohet numri i kërkesave të ardhura nga Ministria e Drejtësisë në ish-KLD për të marrë masa ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje, por Ilir Meta i ka anashkaluar ato. Ish-KLD është mjaftuar me masa shumë të lehta vetëm për 4 gjyqtarë. “Janë shqyrtuar kërkesat e ardhura përgjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 nga ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, dhe konkretisht janë marrë në shqyrtim dhe kanë përfunduar 16 procedime disiplinore për 16 gjyqtarë, me rezultatet e mëposhtme:12 gjyqtarë rrëzohet kërkesa e MD dhe nuk propozohet masë tjetër; 3 gjyqtarë “Vërejtje publike”;1 gjyqtar “Vërejtje konfidenciale””, theksohet në raport. /Kliti Topalli