osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas tronditjes, reagon dhe Muli: SHBA dhe Britania duan Enver Hoxhën sërish, nuk na ndalin dot

Pas tronditjes, reagon dhe Muli: SHBA dhe Britania duan Enver Hoxhën sërish, nuk na ndalin dot

Ka reaguar më në fund dhe Flamur Noka, të cilit iu desh pak kohë më e gjatë se të tjerët, për të marrë veten nga shpallja “non grata” edhe nga Britania e Madhe, e Sali Berishës.

Ai akuzon SHBA dhe Britaninë se duan Enver Hoxhën sërish në Shqipëri, por ata nuk do ndalen.

“Sali Berisha ka 10 vjet në opozitë. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më pro-perëndimor që ka pas e ka Shqipëria. I deklaruar armik i papajtueshëm i Rusisë, i Putinit dhe i skemave të tyre në Ballkan.

Sali Berisha transformoi Shqipërinë, e anëtarësoi vendin në Këshillin e Europës, në OSBE, në NATO, liberalizoi vizat dhe ndërtoi autostrada me 1 milion Euro kilometri. Dyfishoi rroga e pensione, risolli liritë themelore për shqiptarët dhe riktheu Shqipërinë në hartën e vende demokratike të Europës.

Luftoi me zero tolerancë bandat dhe krimin e organizuar dhe i vendosi përpara drejtësisë. Nuk promovoi asnjë kriminel për kryetar bashkie e as për deputet.

I kundërti i tij Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Parlamentin dhe bashkitë i mbushi me kriminelë, vrasës e trafikantë droge, vendin e bëri protektorat të krimit.

Edi Rama i futi vazhdimisht thika Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare për interesa të Vuçiqit.

Ai ndërton autostrada me 23 milion euro/km. Shpiku inceneratorët që të vjedhë qindra miliona euro “me ligj”. Edhe nëpërmjet të vdekurve po vjedh por s’e shikon kush, madje e shpallin “mbret të antikorrupsionit”.

Shqiptarët ama shohin. Shqiptarët nuk do të lejojnë një Enver Hoxhë të dytë, pavarësisht nga i vijnë bekimet.

Protesta historike e 7 korrikut tregoi se sovrani në Shqipëri ka parë dhe ka lexuar shqip gjithçka.

Sovrani nuk pyet çfarë iu shkruajnë e iu trillojnë kancelarive dyshja Rama-Basha.

Ngado të vijnë fermanët, nuk do mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosje të pluralizmit në Shqipëri!

Revolucioni demokratik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Muli.