osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Për Berishën, SPAK dhe GJKKO nuk duhen falenderuar… por duhen “grushtuar”

Për Berishën, SPAK dhe GJKKO nuk duhen falenderuar… por duhen “grushtuar”

Nga Anri Bala

Një valë e pa parashikuar entuziasmi ka përfshirë skeptikët, analitikët edhe lehësit, por edhe krefsit për “çudinë” e madhe… arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, i cili në fakt, ishte i vetmi nga familja “Salbino”, që nuk ishte shpallur non grata, a thua se nuk ishte i përfshirë në korrupsionin familjarë, që prej vitesh prevalon dhe valon në shpellën e Ali Babës, edhe duke qenë në opozitë.

Tendera dhe miliona nga miqtë dhe armiqtë… në aparencë, vazhdojnë të qarkullojnë në mënyrë marramendëse, e kanë arritur aq lart, sa ia kanë marrë mendjen edhe popullit të shkretë, i cili herë fërshëllen për njërin hajdut e herë ulëret për tjetrin “makut”.

Bilbilat për Abin bien më shumë, sepse Berisha ka nxjerr fyellin dhe daullen, për të njoftuar gjendjen e luftës me qeverinë të shpallur nga ai, për arrestimin e dhëndrit “demohajdut”.

Në fakt, Sali Berisha bënë atë që duhet të bëj dhe që do bënte çdo i akuzuar… të mohoj çdo akuzë dhe të ulëras kudo e ngado, se ndoshta krejt papritur, ku i dihet, dikush e dëgjon.

Dëgjesën ai e do për dhëndrin, se për veten e tij nuk ka nevojë, sepse SPAK-u dhe GJKKO as që guxojnë t’i afrohen.

Konferenca pa fund për halemediat nga një i akuzuar për korrupsion madhor dhe pastrim parash, që futet sa në një studio në tjetrën dhe në mbrëmje fshihet nga paranoja e persekutimit në zyrat e PD-së së uzurpuar si “Tokë e Xanun “, janë ngjarjet më qesharake dhe të rrezikshme, që duheshin kursyer duke i dhënë masën ligjore, që jepet për vepra të rënda penale… arrest shtëpie, duke respektuar ligjin.

Nuk ka asnjë paragraf të Kodit Penal, që një i akuzuar për korrupsion pasiv, me vlera të mëdha dhe pastrim të produktit të veprës penale, të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, duke i ndaluar lëvizjen jashtë vendit.

Nuk e di sa e njohin Saliun këto prokuror, por ai nuk ikën kurrë nga Shqipëria pa bërë një gjëmë dhe tani ai po teston opinionin, përkrahësit, shtetin dhe drejtësinë.

Mesazhin e parë e ka marrë… kjo drejtësi është mbushur me frikacakë, që nuk guxojnë t’i afrohen për ta njoftuar deri te zyra e Foltores, lëre pastaj të guxojnë ta marrin forcërisht, që është një mision i pamundur, sepse Berisha po përgatit terrenin me mercenar, që ruajnë shtëpinë dhe selinë nga çdo rrezik i jashtëm.

Kjo situatë e turpshme, është krijuar nga ata që shumë nga ne vrapojmë t’i falenderojmë, kur duhet t’i grushtojmë, ose të largojmë, për ta kthyer drejtësinë si një armë që vret këdo, që shkel ligjin.

Përdorimi i drejtësisë, për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve se po bëjmë drejtësi, është një kodoshllik politik.

Shkelja e ligjit, për akuzat e hedhura në ajër dhe të pa shoqëruar me masën ligjore të Kodit Penal, shumë shpejt do të vërtetohet me një sihariq, që të bënë për të qarë… Sali Berisha largohet ose dënohet, vetëm nëse ikën në botën tjetër.

Frikacakët e prokurorisë dhe gjykatës nuk guxojnë, por vetëm testojnë dhe shikojnë, se si do i gëzojnë turmat duke i hedhur kocka nga drejtësia e re!/Ekskluzive.al