osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?!

Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?!

Nga Mero Baze

Nëse në debatin për datën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të ishte si kusht sjellja politike në Shqipëri, negociatat nuk do të hapeshin kurrë. Aktualisht për t’u hapur ato, ne kishim pesë kushte, që janë plotësuar. Ndër më kryesorët është reforma në drejtësi dhe funksionimi i institucioneve të dala prej saj, që tashmë nuk kanë më shanse të pengohen.

Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator, a ndoshta dhe më tej, por ky nuk është më problem i Shqipërisë. Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet, ato i kemi përmbushur.

Ajo çfarë nuk kemi përmbushur dhe do të duam kohë ta përmbushim, është sjellja europiane e klasës politike shqiptare.

Ajo që ka ndodhur me krizën politike të provokuar nga opozita, për interesa tërësisht personale të një njeriu, është aq e rëndë, sa jo negociatat që nuk duhet të hapen, por dhe nëse do na ishin hapur, duhet t’i pezullonin.

Një vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund të ketë kurrë një klasë politike anti-europiane.

Gjesti politik i opozitës, dalja e saj nga sistemi politik i demokracisë dhe votës së lire, dhe përpjekja për të shantazhuar sistemin me dhunë, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Europën, por është një antentat ndaj vlerave, dhe ashtu të pakta europiane që ka Shqipëria.

Dialogu politik është parakusht që një vend të jetë pjesë e Perëndimit. Ndërkohë që ata që gëzohen që nuk po hapen negociatat me Shqipërinë, vënë kushte përjashtuese për dialogun politik në vend, duke tentuar të sillen si terroristë që kanë marrë peng një vend dhe kërcënojnë me vrasjen e tij.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari perëndimor, që Shqipëria është një vend që meriton negociatat, duke i vizatuar Shqipërinë e sotme?

Ti thuash që kemi një president i cili thërret tryezë politike me pesë parti politike opozitare, që kanë vota së bashku sa partia e gruas së tij, e cila nuk i shkon në takim se është mërzitur me të, që i kanë lënë gjithë punët e shtëpisë në kurriz!

Ti thuash që nga simbol i unitetit kombëtar, presidenti, nuk po ja del as të jetë simbol i unitetit opozitar.

Pastaj kemi një kryetar opozite që djeg mandatet e deputetëve, se nuk fiton dot zgjedhjet, dhe sa herë ka zgjedhje kërkon pazar, duke shantazhuar që nuk do të hyjë. Kështu ka shantazhuar më 2015, kështu më 2017, kështu dhe më 2019.

Si mund t’ia sqarosh një zyrtari perëndimor, se opozita e Shqipërisë, sa herë që ka zgjedhje, do pazar në tavolinë, ndryshe nuk hyn në zgjedhje, me shpresë se kështu kërcënon Shqipërinë për ta nxjerrë nga shinat e një vendi që është nisur drejt Perëndimit.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari perëndimor që ne meritojmë negociatat me Bashkimin Europian, ndërkohë që në vend, të vetmet negociata janë ato mes Ilir Metës dhe Fatmir Mediut?

Të gjitha këto na bëjnë ne një vend tërësisht afrikan. Ne i kemi plotësuar ato pesë kushtet teknike që na ka vënë Brukseli, ne e kemi bërë dhe reformën në drejtësi, nga më radikalet në rajon, ne kemi plotësuar gjithë formularët dhe matricat që na kanë dhënë, por ne nuk e meritojmë Bashkimin Europian.

Ata mund t’i hapin negociatat në shtator, në dhjetor, apo vitin tjetër, pasi tani vullenti është në dorën e çdo shteti anëtar, ndërkohë që Komisioni ka rekomanduar hapjen, por ne duhet të çlirohemi nga kompleksi i pengmarrësve të BE-së në Tiranë.

Opozita ka kuptuar se shqiptarët e duan Bashkimin Europian dhe integrimin, dhe tenton të marrë peng vendin pikërisht në këtë pikë, duke shantazhuar me zgjedhjet.

Ne duhet të çlirohemi nga makthi i këtyre pengmarrësve.

Ndryshe të gjitha kushtet që na vë Europa janë pa vlerë, pasi ne mund t’i plotësojmë kushtet që do Europa, por nuk plotësojmë kryekushtin, që duhet të sillemi si europianë në shtëpinë tonë.

Ndaj ose duhet të meritojmë Europën, ose duhet të meritojmë pengmarrësit e saj.