osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Përse u çart mendsh Sali Berisha?

Përse u çart mendsh Sali Berisha?

Sali Berisha është thirrur të ndërhyjë në linjë telefonike në një studio televizive dhe ka nisur bisedën duke sulmuar me një fjalor të paprecedent gazetarin investigativ Artan Hoxha duke i thënë “vrasës” dhe “pjesë e bandave”.

Shkruan: Bedri Islami

Mbrëmë, në një emision të gazetares Eni Vasili, ndodhi një e papritur e paralajmëruar.

Në panelin e saj gazetarja e njohur kishte ftuar, mes të tjerëve, edhe gazetarin Artan Hoxha. Gazetar investigativ, i cili, sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë, do të ishte e mjaftueshme dëshmia e tij televizive për 21 janarin, filmimi live i vrasjeve të ndodhura kur gjithçka po thyhej e njerëzit po iknin dhe hedhjen poshtë të pohimit të rremë e të fabrikuar të Berishës se vrasjet kishin ndodhur nga brenda demonstruesve, për të mbetur në gazetarinë shqiptare.

Kronika e 21 janarit e Artan Hoxhës, në mbrëmjen e vonë, kur po ngjizej mashtrimi dhe vrasësi po vishte dorëzat e bardha të pafajësisë, është një ndër ngjarjet më të spikatura, por i krijoi atij edhe hasmin e madh, Sali Berishën.

Berisha nuk ia ka harruar kurrë këtë Artan Hoxhës, por si duket edhe ky i fundit nuk ia harron Berishës vrasjet e shumta të ndodhura dhe që lidhen me emrin e tij.

Një përplasje që ndodh rrallë: gazetari investigativ, që sjell dëshmi me zë dhe figurë dhe, nga ana tjetër, pushtetari, i cili, pasi ka kapur dikur të gjithë shtetin, pra edhe mediat, mendon ende se kjo kapje duhet të vazhdojë deri në mbylljen e syve të tij.

Çartja e Berishës ka tri arsye themelore:

Së pari, do ë nënshkruhen disa marrëveshje të reja me shtetin grek. Njëra prej tyre është edhe ajo e Marrëveshjes për Detin.

Nuk ka histori më fatkeqe dhe fatkobe se sa kjo. E nënshkruar gjatë qeverisjes Berisha, nga ministri i tij i punëve të jashtme, Basha, e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ajo në vetvete është një fillesë e tradhtisë kombëtare, e shfaqur në dhurimin, për shkaqe politike e ndoshta jo vetëm politike, të një sipërfaqeje të madhe të hapësirës detare shqiptare.

Marrëveshja e re , që është në horizont dhe që nuk ka fajet e Marrëveshjes Berisha, do të nxjerrë edhe më tej përgjegjësitë e pashembullta që u bënë nga vetë ai.

Në pamundësi për të mbrojtur atë që ka ndodhur, Berisha dhe një grup i njerëzve pranë tij , po bëjnë gjithçka është e mundur që, ose kjo marrëveshje të mos bëhet, të cilën edhe para dy muajve e ka mbrojtur egërsisht, ose të shtyhet nëpër dyer gjykatash, sikur të ishte gjithçka malli i tij.

Sa më shumë që afron koha e Marrëveshjes së re, aq më shumë do të çartet ai. Kështu që, ajo që ndodhi mbrëmje nuk është e para plasaritje e thellë mendore e një njeriu që nuk e duron dot shkundjen e pushtetit të tij, por nuk do të jetë as e fundit.

Së dyti, në emision, në studio, “hasmi” i tij gazetar sapo bëri një deklarim të hapur dhe të nevojshëm. Ai tha se , nëse Berisha akuzon dikë për spiun të një shërbimi të huaj, duhet ta dokumentojë dhe se, si do të ishte normale, prokuroria e shtetit duhet të hetojë këtë deklaratë. Sepse janë dy prononcime të ndryshme dhe nuk shkon përjetësisht kështu: hidh akuza dhe fshihu.

Kohët e fundit emri i prokurorisë po fillon e bëhet i zakonshëm në familjen Berisha. Çka më parë ishte një temë tabu dhe ku askush nuk ka guxuar të trokasë.

Ka njerëz që e ndjejnë se kur po u rrëshqet gjithçka. Berisha është njëri prej tyre. Ai po bën çka është e mundur që emri i tij dhe i familjes së tij të mos lidhet me emrin e prokurorisë, ku shumë nga njerëzit e dërguar nga ai tani nuk kanë më forcën e duhur. Ose, më saktë, kanë frikë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen jo të largët.

Në Kosovë, partia më e fuqishme opozitare, VV, po përgatitet të dërgojë në gjyq presidentin aktual, Thaçi, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, pavarësisht se ajo mund të miratohet nga shumica parlamentare.

Llalla e mbylli denoncimin shtetëror për marrëveshjen e Detit të Berishës dhe të bashës.

Tani Llalla nuk është më. Ai është në hall për fatin e tij.

Po sikur zonja Marku ta hapë këtë çështje?

Së treti, në Shqipërinë postkomuniste nuk ka ndodhur asnjëherë që një burrë shteti të jetë kaq skajmërisht gojaç i pandreqshëm.

Që në ditën e parë të futjes në politikë, ai i dha gojës si askush, duke u marrë me gra, nëna, motra, dashnore, duke futur veshin brenda familjes, duke i dhënë gojës, duke përfolur, sajuar, ngritur teori seksiste dhe konspiracioni. Zoti e faltë!, do të thoshin besimtarët e devotshëm.

Ai e ndjen tani se gjuha e tij po bëhet e pabesueshme. Në media e duan për disa like më shumë, jo për idetë; gazetarë të shumtë e dinë tashmë se çfarë qëndron pas luhatjeve të tij psiqike,në vetë partinë e tij, në se do hiqej frika, do a kishin mbyllur derën.

Veten ai mund ta mbajë vetëm duke treguar forcë, agresivitet, dhunë dhe çoroditje.

Dhe, kur një gazetar i tregon se çfarë qëndron pas tij, dhe ia tregon me zë dhe figurë, e ndjen se toka po rrëshqet më shpejt se zakonisht dhe për të mbajtur i duhet të harbohet edhe një herë politikisht. Duke u çartur mendërisht!