osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Piramida fiskale e dy vëllezërve indianë në Tiranë…në kërkim ndërkombëtarë që Ilir Meta u dha shtetësi shqiptar: Zbardhet skema e pastrimit të parave

Piramida fiskale e dy vëllezërve indianë  në Tiranë…në kërkim ndërkombëtarë që Ilir Meta u dha shtetësi shqiptar: Zbardhet skema e pastrimit të parave

Nga Zylyftar Bregu

Dy vëllezërit indianë me shtetësi shqiptare akorduar nga Ilir Meta, që kërkohen në të gjithë botën për pastrim e 750 milion dollarëve, kanë sjellë në Shqipëri, veç familjarëve e bashkëpunëtorëve të tyre, edhe skemën e biznesit që kanë përdorur në Indi dhe në Nigeri. Në pesë vitet e fundit ata kanë themeluar një numër kompanish, nëpërmjet të cilave dyshohet se vazhdojnë aktivitetin e pastrimit të parave.

Të mërkurën e 23 gushtit 2023, në zyrën e noterit J. Zh., tek ish-Blloku në Tiranë, kanë hyrë njëri pas tjetrit fillimisht Devak Patel dhe më pas Chetankumar Sandesara. Dy bujtësit kanë kërkuar hartimin e një kontrate borxhi, sipas së cilës Devak-u i ka dhënë borxh Chetankumar-it plot 300 mijë euro.

Noteri mbase nuk e ka ditur, meqenëse njëri prej tyre ka pasur pasaportë shqiptare, se personat që kishte përballë ishin as më shumë e as më pak anëtarë të një familjeje të madhe indiane. Devak-u është nip në familjen e Chetankumar-it, që së bashku me vëllain e tij Nitin, akuzohen në vendin e tyre të origjinës, Indi, për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Përmbajtja e kontratës përmbush rrethanat, që e detyrojnë noterin të aplikojë vigjilencën e zgjeruar sipas nenit 6 të udhëzimit për mënyrat e raportimit të transaksioneve të dyshimta. Vigjilenca e zgjeruar do të thotë që noteri, jo vetëm duhet të hetonte klientët, që po nënshkruanin një kontratë me një shumë kaq të madhe, për burimin e kësaj shume dhe motivin përse do të përdorej, por edhe duhet të lajmëronte menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

Sipas burimeve shumë konfidenciale, kjo e fundit e ka evidentuar këtë informacion, por nuk ka kryer asnjë veprim për të verifikuar, për të gjurmuar apo për të informuar strukturat e tjera të hetimit në Shqipëri. E pyetur, nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret ndaj noterit apo nëse ka lajmëruar autoritetet, që hetojnë pastrimin e parave, kjo strukturë ka refuzuar të japë informacion.

Ky transaksion duhej të ndiqej me “flamur të kuq”, sepse njëri nga personazhet, që ka qenë para noterit, është objekt i mediave, jo vetëm shqiptare, por edhe atyre globale. Chetankumar Sandesara bashkë me vëllain e tij, Nitin Sandesara, shtetas indianë, të kërkuar për pastrim parash anë e kënd botës, u pajisën nga Presidenti Republikës me pasaportë shqiptare, sipas një procedure të posaçme. Ky element është i mjaftueshëm, që autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri të kenë në vëmendje aktivitetin e dy vëllezërve.

Faktet e grumbulluara nga Investigative Network Albania tregojnë se vëllezërit Sandesara kanë ngritur një piramidë fiskale në Shqipëri.

Materialet e analizuara nga INA Media dëshmojnë se institucionet e hetimit dhe të gjurmimit kanë lënë jashtë vëmendjes një kontingjent të dyshimtë personash, që kanë ardhur në Shqipëri bashkë me akuzën për veprimtari kriminale. Vëllezërit Sandesara përfituan shtetësinë shqiptare afro pesë vjet më parë me një procedurë shumë të dyshimtë, me propozim të ministrit të Turizmit të asaj kohe, Blendi Klosi.

Burime nga Presidenca konfirmojnë se dosja e pajisjes me pasaportë e dy vëllezërve indianë ka pasur vetëm kërkesën e nënshkruar nga ish-ministri Klosi dhe asnjë dokument tjetër shtesë. Vetëm 20 ditë nga mbërritja e shkresës së ministrit (16.01.2018) vëllezërit marrin shtetësinë shqiptare.

Qarkullojnë miliona, por dalin me humbje çdo vit

Chetankumar Sandesara bashkë me gruan e tij, Dipti, dhe vëllain e tij më të madh, Nitin Sandesara, erdhën në Shqipëri gjysmën e dytë të vitit 2017, për t`i shpëtuar arrestimit dhe hetimit nga drejtësia në Indi.

Zgjedhja e Shqipërisë nuk ka qenë, as e rastësishme, as e përkohshme. Ata nisin menjëherë kërkesën për azil, si dhe procedurën për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Paralelisht me kërkesën për shtetësinë, vëllezërit Sandesara nisin biznesin. Më 12 dhjetor të vitit 2017, Chetankumar Sandesara regjistron në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë Laxmi Reale Estate & Investment me bashkë-aksionar vëllain, me objekt: Ndërtim, Real Estate dhe Investime.

Tre muaj më pas Chetankumar Sandesara themelon një tjetër kompani. Kësaj here bashkë-ortake zgjedh të ketë bashkëshorten. Tulja Reale Estate & Investment, me objekt në fushën e ndërtimit, në real estate, në fushën e investimit dhe në dhënien me qira të automjeteve. Të dyja kompanitë janë aktive.

Kompania me ortakë dy vëllezërit, Laxmi Reale Estate & Investment, është themeluar me një kapital fillestar prej 100 lekësh (1 euro). Bilanci, që kompania vetë ka dorëzuar, ka shumë njolla të errëta, që ngrenë dyshime për aktivitetin, që zhvillojnë në vendin tonë. Për më tepër, bie ndesh me legjislacionin fiskal në Republikën e Shqipërisë.

Përgjatë 5 viteve të funksionimit, kompania deklaron se ka vetëm një të punësuar. Edhe për këtë person rroga nuk ka kaluar nëpërmjet bankës. Mangësi paraqet edhe pagesa e siguracionit.

Kompania deklaron se nuk ka aktivitet ekonomik, madje nga pesë vitet e funksionimit të saj në një vit ka dalë me zero fitim, vitin e dytë të funksionimit ka dalë me fitim dhe tre vitet e fundit ka dalë me humbje.