Mbi 127 mijë kërkime në platformë dhe 3,397 kërkime për faqe janë regjistruar gjatë 24 orëve të para nga lançimi i “Pasqyrës së Flamingos/Flamingo Mirror”.
Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili tha gjithashtu se platforma ka marrë 49 pyetje të reja dhe ka përballuar 122 sulme kibernetike.
“FLAMINGO MIRROR – NJË EPOKË E RE TRANSPARENCE????
Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar:
????️ 3,397 kërkime për faqe
???? mbi 127 mijë kërkime totale në platformë
???? 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm.
KY ËSHTË VETËM FILLIMI i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale????️”, shkruan kryeministri Edi Rama.

