osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Po më duket si një film: Behgjet Pacolli reagon “dhëmbë për dhëmbë” pas lajmeve që bënë bujë në mediat e huaja

Po më duket si një film: Behgjet Pacolli reagon “dhëmbë për dhëmbë” pas lajmeve që bënë bujë në mediat e huaja

Mediat venezueliane akuzuan dje politikanin dhe biznesmenin e Kosovës, Behgjet Pacolli si të përfshirë në afera korruptive që kanë ndikuar në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës.

Pacolli akuzohej prej tyre si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është në arrati në Venezuelë.

Ndërkohë në rarportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OÇRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

Mes të tjerash, Pacolli emërtohej si një biznesmen i cili ka lidhje të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithashtu lidhje me figura të krimit të organizuar.

Në lidhje me këto akuza ka reaguar në një postim në rrjetet sociale edhe vetë Pacolli, i cili i konsideron trillime shkrimet në mediat në fjalë. Ai shprehet se artikuj të tillë janë të paguar, ndërkohë që për personazhin Rais thotë se ka kontribut të veçantë në njohjen e Kosovës nga dy shtete, dhe takimin me të e ka pasur përmes ambasadorit amerikan.

Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”.

Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë.

… e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!!

Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo;

Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë.

Aeroporti i Vlores po ndërtohet.

Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet.

Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin Ëilliam Ëalker.

Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi.

Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm.

Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm