osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Provat që zbulojnë se urdhërin për të vrarë protestuesit me 21 janar e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë! Nëse vërtetohet akuza Berisha rrezikon burgim të përjetshëm

Provat që zbulojnë se urdhërin për të vrarë protestuesit me 21 janar e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë! Nëse vërtetohet akuza Berisha rrezikon burgim të përjetshëm

vokati Idajet Beqiri foli në lidhje me vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar 2011, duke deklaruar se edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, asokohe zv/kryeministër ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dha urdhër ndaj gardistëve. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, Beqiri theksoi se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar nga Berisha dhe Meta për të mos dorëzuar pushtetin dhe për të bërë që qytetarët të frikësoheshin e mos të dilnin më masivisht nëpër protesta.

Ndërsa theksoi se Lulzim Basha, i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, është dëshmitari kryesor që ka dijeni mbi gjurmët e krimit dhe nëse nuk pranon të flasë lidhur me këtë ngjarje, atëherë kthehet në bashkëpunëtor me Metën dhe Berishën. Ndërkohë avokati Idajet Beqiri zbuloi se çfarë do të trajtohet në Gjykatën e Lartë në seancën e 12 marsit mbi dosjen e vrasjes së protestuesve në 21 janar, 2011.

Beqiri theksoi se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të dëgjojë pretendimet e tij, si avokat i familjes së Aleks Nikës që kërkon që kjo çështje të hetohet nga SPAK dhe nga ana tjetër do dëgjojë argumentet e përfaqësuesve të SPAK që çështjen ia transferuan prokurorisë së Rrethit të Tiranës.

Po ashtu, i bindur se në 21 janar kemi të bëjmë me një krim shtetëror ku është i përfshirë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që urdhëroi të hapej zjarr ndaj protestuesve, avokati u shpreh se gjithçka u bë për mbajtjen e pushtetit me dhunë.Më tej avokati duke përmendur dispozitat e Kodit Penal për raste të tilla, theksoi se për vrasje shtetërore, parashikohet dënimi me burgim të përjetshëm.

Ja çfarë ndodhi në 21 janar 2011 sipas Beqirit

“21 Janari e varrosi përfundimisht Sali Berishën. Por edhe ndonjë ngjarje tjetër. Siç e varrosi privatizimi i ish-kompleksit Partizani, siç do ta varrosë shtatë pashë nën dhe CEZ-DIA dhe Gërdeci me gjithë djalin e tij. Se për të vjedhur dhe për të bërë korrupsion të lartë vrau jo pak njerëz, bëri masakër.

Për 21 Janarin Berisha ka dalë me video dhe zë kur thotë se do të vriste 100 veta nëse do hynin në kryeministri, nëse do vazhdonin të çanin rrethimin e Kryeministrisë. Madje ka thënë se do vriste edhe kreun e opozitës nëse do vazhdonte të eskalonte protesta dhe protestuesit të shkonin më shumë në drejtim të Kryeministrisë. Po tani pse ka pafytyrësinë dhe është kaq frikacak sa thotë: drejtësia të bëjë të vetën, unë kam qenë i hapur nuk kam penguar hetimet.” Pastaj sot vete sulmon Lulzim Bashën.

Në fakt ai i dërgoi një mesazh Lulzim Bashës duke i thënë: “Lulzim ti e di çfarë urdhri dhashë unë, që unë i vrava, por mos trego.” Unë e di që Lulzim Basha nuk vret dot një mizë. Por atij i erdhi koha që të vejë në SPAK e të tregojë të vërtetën e asaj ditë. Do apo nuk do ai do të pyetet për të vërtetën e 21 Janarit se Strasburgu kërkon zbardhjen, të dalë e vërteta në shesh.

Këto ishin provat që vajtën në SPAK. Por SPAK-u atëherë nuk u tregua i guximshëm si këto kohët e fundit, por e mori këtë dosje dhe ia çoi Prokurorisë së rrethit të Tiranës. Kjo prokurori e mori dosjen dhe e vendosi atje mes dosjeve të tjera që kanë zënë pluhur dhe kaq.

Por familja e viktimave më kërkoi që ta çoj deri në fund këtë çështje. Edhe unë ankimova vendimin e SPAK-ut, e çuam edhe në Apel, por dhe kjo gjykatë nuk bëri gjë.Pastaj çështjen e çuam në Gjykatën e Lartë. Tani kemi bindjen që do zbardhet sepse kemi edhe vendimin e Strasburgut. Çështja do kalojë nga Gjykata e Lartë dhe do shkojë në SPAK, duke hedhur poshtë dy vendimet e gjykatave të tjera”, deklaroi avokat Beqiri.

Avokati tregon kush e dha urdhrin

“Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë vetëm Berisha në këtë punë. Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar.Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan të ekzekutoheshin protestuesit.

Dëshmitari kryesor është Lulzim Basha i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ka dijeni, ka fshehur gjurmët e krimit, duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve.Provat më të forta i ka dhënë vetë Berisha. Këto vrasje do bëheshin për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe për të justifikuar vjedhjet në zgjedhjet 2009 dhe 2011. Në një situatë të tillë ajo qeveri kishte rënë dhe ai për ta mbajtur me dhunë pushtetin dhe t’i frikësonte shqiptarët që mos të ngriheshin në protesta, urdhëroi vrasjet që mos të mbusheshin më sheshet”, u shpreh ai.

Vendimi më 12 mars

Gjykata me gjykimin që i bëri sot, kanë dalë hapur dhe thonë se ka një problem që duhet zgjidhur domosdo duke i dëgjuar të dyja palët. Do dëgjojë SPAK-un pse ia çoi prokurorisë së Tiranës çështjen, do na dëgjojë edhe ne që do themi pse duhet ta marrë SPAK-u çështjen. Në 12 mars do kemi një gjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe atje do japim pretendimet tona lidhur me rekursin që kemi bërë në Gjykatën e Lartë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, u bë për motivin e vetëm që të mbahej me dhunë pushteti.

Megjithëse ishin vjedhur votat dhe populli kërkonte hapjen e kutive të votimit dhe më cështjen e videos ku ish.zv kryeministri u kap me presh në duar duke marrë 700 mijë euro korrupsion të jepnin llogari.Për këtë shkak u urdhërua vrasja e 4 protestuesve me qëllim që t’i trembnin qytetarët e të mos dilnin më në protesta dhe të mbahej pushteti në këtë formë.Kërkojmë që këta urdhërues, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm të gjykohen. Qëndrimi i ish-ministrit të Brendshëm… nuk ka mbajtur një pozicion të caktuar se kush e dha urdhërin për vrasjet e protestuesve. Janë vrasje shtetëore, vrasje të tilla për të mbajtur pushtetin me dhunë kemi të bëjmë me nenin 79 të kodit penal, i cili parashikon dënimin me burgim të përjetshëm”, nënvizoi dje avokat Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

Dosja në Gjykatën e Lartë

Kujtojmë se Gjykata e Lartë dje ka caktuar datën 12 mars, për shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e “21 janarit” të kalojë në SPAK. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me praninë e palëve në orën 13:00, pra të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore. Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011