osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PS dhe opozita gjejnë dakordësi te “Ligjet”, miratohet projektligji për rritjen e pagave, Fatmir Xhafaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë, pritet shqyrtimi te Komisioni i Ekonomisë

PS dhe opozita gjejnë dakordësi te “Ligjet”, miratohet projektligji për rritjen e pagave, Fatmir Xhafaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë, pritet shqyrtimi te Komisioni i Ekonomisë

Drafti i mazhorancës për rritjen e pagave të 130 mijë e 331 punonjësve të administratës u miratua dje në Komisionin e Ligjeve mes debateve. Deputetët kritikuan faktin se pagat e tyre janë përjashtuar nga rritja dhe i propozuan komisionit të ekonomisë ta zgjidhë këtë çështje përmes ndryshimit të koefiçientit. Paketa është pjesë e planeve të qeverisë për rritjen e pagës mesatare në vend brenda dy viteve nga 530 në 930 euro.

Vendimi u shoqërua me debate për shkak të kërkesës që në listën e përfituesve të rritjes, të hyjnë edhe deputetët. Kjo pikë pas diskutimeve gjeti konsensus dhe ligji do të kalojë në Komisionin e Ekonomisë, ku propozohet ndryshimi i koefiçientit dhe rritja e pagës për deputetët. Drafti vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e hirearkisë së pagave, pas shqetësimit të ngritur nga magjistratët.

Ministrja e Fiancave: Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë

Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë shpjegoi që ligji ka efekt që prej datës 1 prill 2023. “Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht.

Koeficientët, që lidhen me kuvendin dhe qeverinë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë janë administrata qendrore dhe vendore. Kostoja totale e kësaj politike 39 mld lekë në 1 janar 2025”, tha Ibrahimaj. Ajo theksoi se pagat për magjistratët dhe titullarët e institucioneve të pavarura do të jenë më të larta sepse u është garantuar nga ligjet e veçanta.

“Për nivelin e pagave të magjistratit dhe enteve të pavarura, në fakt do e kenë paga më të larta sesa titullarët e institucioneve të pavarura, pasi në ligjet e tyre të veçanta kanë të caktuara shtesa me pagë të caktuara me ligj”, theksoi ministrja. Debate pati edhe për pensionet, ku opozita u shpreh e shqetësuar për dështimin e sistemit. Por Ibrahimaj, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe një reforme në sistemin e pensioneve.

Paketa e rritjes së pagave, parashikon shtim me 20-40% në fund të 2024, me synimin që paga mesatare të rritet nga 530 euro në 930. Ndërkohë, deputeti socialist Klevis Xhoxhi i sugjeroj komisionit të ekonomisë që të rishinte raportin e pagave.“Ekuilibri hierakik nuk ruhet në piramidën e pagave. Do i sugjeroja komisionit të ekonomistë të rishinte raportin e pagave”, shtoi deputeti socialist, Klevis Xhoxhi.

Xhafaj kundër qeverisë: Nuk garantohet hierarkia

Por, kundërshtimet nuk munguan nga deputetët opozitarë dhe të mazhorancës. Sipas deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, ligji e deformon hiearkinë e pagave me mosrritjen e tyre për deputetët. “Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hireaki. Ajo që më vret syrin janë disa paga, komisionerët e shërbimit civil, KQZ, Autoriteti konkurrencës, Këshilli drejtues i RTSH, etj, e koeficentit e kalojnë pagën bazë të prokurorit dhe gjyqtarit. S’besoj se këto bëjnë një punë më të dobishme se gjyqtari e prokurori.

Po ashtu në raport me deputetin, janë shumë më lart, nga hireakia s’mund të jetë kështu”, argumentoi deputeti i PS- Fatmir Xhafaj. Në mbështetje e argumentimit të Xhafajt, u shpreh edhe deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila tha se Ibrahimaj nuk kishte respektuar hierarkinë e pagave. “Mbështes edhe unë atë që thotë z. Xhafaj, s’keni qenë e kujdesshme të zbatoni vendimin e GJK, por edhe hireakinë e pagave dhe respektin e ndaj institucionit ku ju raportoni. Mendoj se rritja e pagave duhet të jetë më e madhe”, tha ajo.

Rritja e pagave, Korreshi: Të kthejmë sytë nga pensionistët

Ndërsa deputeti i PD, Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Edhe për politikanët që nuk i rritet paga, Korreshi thotë se nuk mund të bëjnë dot një jetë normale për shkak të çmimeve të larta.

“Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë. Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët.

Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të çojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patetina e çokollata. Çfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?”, deklaroi Korreshi.

Ibrahimaj i përgjigjet Korreshit

Ndërkohë në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj thotë se i kanë në fokus pensionistët dhe i kanë shpërblyer vazhdimisht, megjithatë shprehet se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.“Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e tyre ka më shumë se 10 vite. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që niveli i pensioneve duhet rritur.

Për përballimin e situatës, gjatë vitit të kaluar e gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët. Kjo qeveri, Qeveria Rama, ndryshe nga sa më parë, u vendos detyrimi ligjor për indeksimin e pensioneve. Por çdo gjë nuk bëhet me një ditë. Përveç indeksimit, për përballimin e situatës, gjatë vitit të shkuar, dhe gjatë këtij viti, kemi dhënë shpërblimet, kemi indeksuar 9.5% pensionet, edhe pse inflacioni mesatar ishte 7.6%.

Kjo është arsyeja përse ne kemi nisur këtë reformë të pagave. Ne synojmë që përmes kësaj reformë të nxisim sektorin privat të rris pagat mesatare dhe të rrisi kontributet shoqërore që prekin drejt për drejt pensionet. Dhe kjo pacënuar stabilitetin financiar. Në vitet në vijim do diskutojmë se cila do të jetë rruga e duhur për një reformë të pensioneve”, deklaroi Ibrahimaj.