osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Të gjithë Saliket që votuan “grekun” libohovit Beleri tani do të quhen… “grek-arë”

Të gjithë Saliket që votuan “grekun” libohovit Beleri tani do të quhen… “grek-arë”

Nga Anri Bala

Në tetor të 2003-shit, Fredi Beleri u bë një prej protagonistëve të përplasjeve të dhunshme në qendrën e votimit në Himarë, ku pas dhunimit të simboleve kombëtare dhe thirrjeve anti-shqiptare, ai së bashku me katër persona të tjerë, u dënua në mungesë me 3 vite burg. Dënimin nuk e kreu asnjëherë pasi u arratis në Greqi. Kjo falë palo drejtësisë bordello shqiptare.

Por emri i Fredi Belerit lidhet dhe me një tjetër ngjarje të rëndë, atë të vitit 1994, sulmit terrorist në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë. Fredi Beleri kandidoi për kryetar bashkie edhe në vitin 2015 në Himarë, nën siglën e PBDNJ dhe me mbështetjen e opozitës së djathtë, por nuk arriti që të fitonte, sepse nuk kishte lindur akoma tradhëtia labe.

Në fund Beleri u zgjodh me vota të blera dhe me tradhëtinë e qytetarëve të Bregut, të kapur nga grupi “Salike” duke tentuar të kthenin Himarën në një tempull fals grek në breg të detit, të rrethuar nga të gjitha anët nga popullsia autoktone shqiptare, e banuar nga një pakicë “grekofonësh”, që në shqip pëkthehet… folës të gjuhës greke.

Qytetarët e bashkisë së Himarës, nuk kanë asnjë lidhje me minoritetin grek. Vetë heroi grek qesharak Fredi Beleri, alias Dionisis, është me origjinë nga Libohova. Njerëzit e afërt të tij banojnë pjesërisht në Sarandë, Tiranë dhe Libohovë. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë, që njeh apo ka takuar ndonjë grek me emrin Fredi… dhe që mbyllet me Beleri.

Autoritetet duhet të bëjnë publike çertifikatën e trungut familjarë të fisit Beleri, për të treguar publikisht, se Fredi Beleri, nuk gëzon statusin e minoritarit por të një grekfolësi antishqiptarë, ashtu si ish kryebashkiaku Vasil Bollano, apo hekraxhiu Pirro Dhima. Shqiptarët me shtetësi greke, do të ndjeheshin mirë nëse shteti grek do të ishte kaq i përkushtuar për të mbrojtur çdo shtetas grek, pavarësisht kombësisë së tyre.

Këtë duhet ta bënte në radhë të parë për popullin çam që e vrau, grabiti dhe e masakroi, por edhe për arvanitasit që nga Olimpi e Athina e deri në Peloponez, Maqedoni dhe Epir, ku kryeqyteti i Republikës së parë Helenike dhe i Mbretërisë së Greqisë ishte “Nafplio”, që nga fillimi i “Revolucionit Grek” në 1821 deri në 1834, i banuar me shumicë arvanitas, kur nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke deri më sot, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare.

Kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria, më tej kemi më 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1926-ën, gjeneralin Teodor Pangallos, më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe i fundit çami Karolos Papuliasin.

Kuja në fakt duhet vënë për Greqinë, që e ka mision tjetërsimin e historisë dhe ëndrrën e Greqisë së madhe, kur shteti grek nuk ka ekzistuar kurrë por është thjesht bashkim i kombeve të ndryshëm, që jetojnë prej mijëra vitesh në ishujt dhe ish pricipata të lashta si “heterektonë” dhe “autoktonë”, e që u bashkuan më 1826 nën emrin Hellas, Hellada, pra bijtë e Helenës tradhëtare sipas Homerit.

Mirëpo përpos të gjithave, tradhëtia sot ka një emër. Një bandë faqezijsh marrin guximin të krijojnë turma gjoja si shumicë, duke bashkuar votat me ato pak grekfolës himarjot, për të krijuar iluzionin dhe hedhur idenë ndërkombëtarisht, se Himara është tokë greke. Faqezinjtë Salike, sot janë turpi i kombit dhe të gjithë ata që iu bashkuan këtyre sharlatanëve në emër të luftës ndaj Edi Ramës, lab apo grekfolës, do të përfitojnë emrin grek-arë, tradhëtarë, zagarë!/Ekskluzive.al