osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse peshqit e vegjël lajmërojnë të madhin

Pse peshqit e vegjël lajmërojnë të madhin

Nga: Artur Llana

Prej tre ditësh “rrjeta” e drejtësisë ka mundur të mbushet me peshq që po i dërgohen gjykatës për gjykim. Ashtu siç edhe ishte parashikuar nga deklaratat e ambasadorëve të huaj muaji shkurt ka nisur i mbarë si sezon “peshkimi” për drejtësinë. E vetmja gjë që nuk po i kënaq shqiptarët është nëse janë peshq të vegjël apo të mëdhenj dhe këtë po ja kërkojnë përsëri drejtësisë. Ka një të vërtetë të madhe në të gjithë këtë situatë pavarsisht peshqëve që mund të quhen të vegjël apo të mëdhenj. Një durrsak i mirë që e njeh peshkimin e di shumë mirë se pas disa lëvizjeve të peshqëve të vegjël vjen ai i madhi. Kështu po ndodh faktikisht edhe pse “parangallët” janë në detin e korrupsionit dhe ata që kanë rënë në rrjetë janë në fakt disi të vegjël, por janë peshq që janë të emëruar nga ata të mëdhenjt që ende po fshihen në parlament, po fshihen protestave dhe aq më shumë konferencave për shtyp ose në emër të drejtësisë.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha të qeverisjes në këtë vend ka qenë pandëshkëshmëria dhe madje kjo me një kompromis në ndërrimin e pushtetit, të majtë dhe të djathtë. Në Shqipëri për 27 vite , pa paragjykuar dhe mbrojtur asnjë parti, të kuqe apo blu, drejtorët kanë shërbyer si objekt fushate për ti etiketuar si hajdutë , por më pas ata që i kanë zënë vendin jo vetëm nuk kanë denoncuar një dosje në prokurori për abuzimet që ishin bërë por janë treguar edhe mashtrues me elektoratin duke i thënë se jemi ne më të mirët. Rruga e abuzimit ka qenë e hapur. Ka një të vërtetë të madhe që nuk e kam thënë unë po e kanë thënë faktet. Para ca vitesh kur denoncoja me shifra abuzimet e ish drejtorit të Portit, një maskara administrate, që ishte edhe miku i kunatit të Ilir Metës dhe vëllait të Monikës, ajo që më ka bërë përshtypje nuk ka qenë prokuroria e drejtuar nga Sokol Nishani, vëllai i ish presidentit të Shqipërisë, ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë se ata që erdhën jo vetëm nuk i hapën dosjet e abuzimit, ku edhe tenderin për pjesë këmbimi të një vinçi e kishte sjellë një fabrikë letre nga Italia. Për më shumë se kaq, ndërsa i thonim si media të gjitha këto, servilët e etij na etiketuan spiunë dhe tradhëtar. Sot ka një dosje që ka dalë nga sirtari. Është ajo që kemi botuar në gazetë. Ata që heshtnin duke ngrënë peshk, ata që shanin për një pjatë peshk, tashmë nuk e kuptojnë se kush janë peshqit e mëdhenj dhe të vegjël. Atëherë më thonin se e ke kot se Bushi i portit i ndante lekët me Olldashin, me Zhozin, me prokurorët dhe aq më shumë me ata që i morën në dorë fatet. Ata ndenjën të qetë se kishin lekë të paguanin, ndërsa unë për shpifje mora rriskun e shtatë vitëve gjyq. E gjitha kjo është një histori që thjeshtë dallon vetëm peshqit. Ata ishin peshqit e mëdhenj të abuzimit, të tenderave, të korrupsionit, ndërsa unë isha askushi dhe pse denoncoja një të vërtetë.

Në debatin që po bëhet këto ditë, nëse këta që po arrestohen janë peshq të mëdhenj apo të vegjël, unë kujtoj të gjithë ata që thashë më lartë. A mund të jesh peshk i vogël kur ke mbrojtur me kallashnikov bustin e Enver Hoxhës se kishe mik Bujar Nishanin dhe të quhesh demokrat? A mund të quhesh peshk i vogël kur ke lëshuar një shkresë për të nxjerrë dy familje nga shtëpia duke qenë një kryetar rrethi që sot bën poezi për mjerimin dhe desidencën, ndërsa të kanë akuzuar si spiun? A mund të jesh peshk i vogël kur i ke sjellë portit të Durrësit miliona lekë dëme dhe tani pret që dosja të hapet, ndërsa ajo dosje ka ushqyer ministra me lekë dhe favore? A mund të quhesh peshk i vogël kur i ke vjedhur durrsakëve ujin, kur i ke vjedhur pronën, kur tani po i vjedh duke i shpërndarë edhe kabllorin se je larguar nga politika? A mundesh vallë të vjedhësh, të abuzosh me milona për tendera dhe tani të quhesh i vogël se nuk punon më drejtor?

E gjitha kjo që po ndodh nuk ka të bëjë me peshq të vegjël apo të mëdhenj. E gjitha kjo ka të bëjë me një praktikë korruptive dhe abuzime që është shtrirë në 27 vite, në një praktikë qeverisje që ka pasur synim që të zhvasë qytetarët për të pasuruar dhe duke tentuar të krijonin klasën e pasur kanë shkatërruar atë të mesme dhe sot ky është vendi më i varfër nëbotë ku ish drejtorë dhe drejtorët jetojnë në luks. E gjitha kjo që po ndodh në këtë vend është pandëshkueshmëria e institucionëve të shtetit, ndërsa rrotacioni politik është bërë për të ndërtuar klasa hajdutësh që ose kanë mbajtur në punë kurva politike ose dashnore shokësh. E gjitha kjo që po ndodh në këtë vend rrezikon ta kthejë në kaos dhe shqiptarët të kenë vetëm edicione lajmësh ku t’i shohin të huajt. Ka vetëm një mënyrë për t’a shpëtuar këtë situatë. Ajo rrjetë e drejtësisë, nuk duhet të bëjë atë që kanë bërë pushtetet e majta dhe të djathta duke imituar njërin -tjetrin, por duke kapur të gjithë peshqit. Ky është vend që edhe peshku më i vogël i ka shërbyer më të madhit, sepse është zgjedhur ose injorant ose hajdut nga ky i fundit. Nëse rrjeta e drejtësisë ka filluar të funksionojë le ta bëjë këtë, le të jetë fillimi edhe nga peshqit e vegjël, që kam frikë se kanë ushqyer shumë ata të mëdhenjtë, por do të jetë e pafalshme që rrjeta të diferencojë të djathtë dhe të majtë, kuq apo blu. Të gjithë atje në rrjetë sepse të gjithë kanë pasur parti të ndryshme por vetëm një sistem korruptimi që ka nisur nga peshqit e mëdhenj. Çdo ndëshkim e ka një fillim dhe le të të jetë kambanë fillimi. Po nëse kjo do të jetë një gjë selektive, nuk do të ketë fatkeqësi më të madhe për këtë vend. Le të jenë të vegjël , po ama le të jenë të majtë dhe të djathtë se atëherë do të ketë shumë vende pune hapur… dhe drejtorët nuk do shkojnë në punë për dashnore apo për tendera po për qytetarët.