osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse shkurti quhet muaji i “barit”? Policia strategji të re, ja çfarë pritet të ndodhë!

Pse shkurti quhet muaji i “barit”? Policia strategji të re, ja çfarë pritet të ndodhë!

Shkurti është muaji kur nis mbjellja e farave të kanabisit. Duke u nisur nga ky fakt Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash i cili pritet të vihet në zbatim në muajin e ardhshëm për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Prej shkurtit Policia e Shtetit do të nisë punën në terren që në kontrollet e imtësishme në kufij për parandalimin e futjes së farave në teritorin shqiptar e deri në kontrollet në terren.

Ky plan veprimi është vijim i strategjisë Antikanabis të hartuar me qëllim nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë drogë. Plani i veprimit ka si qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave cannabis sativa. Në operacion pritet të angazhohen me mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin duke përfshirë 12 drejtoritë si edhe komisariatet në varësi.

Angazhim më të madh do të kenë qarqet që janë identifikuar si problematike me kultivimin e kanabisit në vite si Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra. Kontrollet priten te kryhen nga Specialistët e Policisë së Zonës, Patrulla të Përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave dhe do të përqendrohen më tepër në serra, farishte, ish depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, të cilat do të përzgjidhen mbi bazë informacionesh që disponon policia si dhe mbi bazë risku.