“Pushteti është një kafshë e përbindshme”! Rama për Ilir Metën: E futi nën vete dhe e katandisi në personazh qesharak

“Pushteti është një kafshë e përbindshme”! Rama për Ilir Metën: E futi nën vete dhe e katandisi në personazh qesharak

Gjatë një interviste maratonë në podcast-in e tij “Flasim,” me gataren Rudina Xhunga, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe aktualitetin politik në Shqipëri.

I pyetur për ish-presidentin, Rama e cilësoi Metën si një talent politik, por tha se ai nuk arriti ta përballonte peshën e pushtetit. Sipas kryeministrit, pushteti është një forcë që ka “ngrënë” shumë burra dhe, në rastin e Metës, e ka katandisur atë “në një personazh qesharak”.

“Po Ilir Meta?” – e pyeti Xhunga.

“Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është, pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra. Domethënë, u katandis në një personazh qesharak”, u shpreh Rama.

Deklarata u bë gjatë një interviste maratonë të kryeministrit Rama për një edicion special të podcastit “Flasim”, ku ai do t’i përgjigjet rreth 300 pyetjeve gjatë më shumë se katër orëve.