osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama: Misioni ynë është punësimi i kujtdo që është i aftë për punë

Rama: Misioni ynë është punësimi i kujtdo që është i aftë për punë

Misioni ynë është punësimi i kujtdo që është i aftë për punë”, deklaroi të hënën Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se “zyrat e punës janë në shërbim të personave të dalë nga skema e ndihmës ekonomike”.

I pranishëm në një aktivitet për riaktivizimin në tregun e punës të ish- përfituesve të ndihmës ekonomike, Rama u shpreh se “varfëria nuk luftohet me propagandë dhe as me lëmosha”.

Kreu i Qeverisë siguroi se “ky do të jetë mandati i ri i punësimit dhe ndryshimit rrënjësor të raportit me punën dhe integrimit në punë përmes aftësimit”.

“Edhe pse kjo që po bëjmë është ende shumë pak në raport me atë që ka nevojë vendi dhe atë që meritojnë ata që janë në punë, rroga, siguri dhe kushte pune më të mira, kjo jep parashikueshmëri më të qëndrueshme në vijim dhe garanci për sigurimet dhe pensionin e tyre”, tha Rama.

Varfëria, vijoi kryeministri, nuk luftohet me propagandë dhe lëmosha, duke zgjidhur sot për sot diçka të vogël dhe duke mbyllur sytë ndaj të nesërmes.

“Varfëria u ul këmbëkryq për vite të tëra dhe u kthye në një status për shumë njerëz, për të cilët nuk u mendua kurrë se si do të aftësohen dhe tërhiqen në tregun e punës. Ndihma ekonomike duhet të jetë vetëm një moment solidariteti, që duhet të jetë sa më i shkurtër, përmes së cilës një shtet i vërtetë dhe qeveri e përgjegjshme duhet të bëhet gati për të kaluar në një fazë tjetër përmes punës”, shtoi Rama.

Kryeministri kujtoi se për mbi 20 vite njerëzit ishin lënë në gjendjen e paralizës me një ndihmë ekonomike të pjesshme, që ka arritur të jetë edhe 6 mijë lekë të vjetra, që e shërndanin ata që sot dalin në televizor me të varfërit e lënë pas dore.

“Lënia në mëshirën e lëmoshës të mpin, të paralizon dhe përjashton nga rrethi i mundësive që ka vendi. Sot, kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkoj dhe të bëj kurs profesional në Qendrat e Formimit Profesional”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar që në vend që të dalin në televizor duke u qarë në supet e atyre që nuk ja ka zgjidhur kurrë hallin, dhe hallin e tyre do ta përdorin për propagandë, të drejtohen në Zyrat e Punës ose Qendrat e Formimit Profesional dhe të marrin çdo muaj 55 mijë lekë për t’u trajnuar dhe aftësuar për punë.

Kryeministri theksoi se ndërmarrja ku po zhvillohet aktiviteti ka të punësuar 250 punonjës dhe pritet të shkojë në 300 punonjës deri në fund të vitit. “Nuk mund t’i punësojnë menjëherë edhe 50 punonjës, sepse njerëzit duhen aftësuar dhe trajnuar”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e procesit të trajnimit të harmonizuar me ndërmarrjet.

“Jemi të vetëdijshëm që zyrat tona të Punës duhet të bëjnë shumë më tepër. Çdo zyrë duhet të jetë një zyrë jo që pret dhe përcjell, por mbështet me të gjithë forcën e solidaritetit njerëzit që janë në kërkim dhe nevojë të një pune”, tha Rama.

Po ashtu, ai kërkoi që të ketë një harmoni të plotë me Zyrat e Shërbimit Social Shtetëror për të nxjerrë çdo muaj sa më shumë persona nga qerthulli vicioz i varfërisë dhe ndihmës ekonomike si lëmoshë e përjetshme dhe të përfshihen në tregun e punës.

Sigurisht se ka rroga të pamjaftueshme, por jetojmë në një vend ku deri dje ishim pa asnjë rrugëdalje. Sot e kemi, por na duhet punë dhe këmbëngulje, sepse ajo që u rrënua në sistem për çerek shekulli”, tha Rama.

Në mbi 20 vite, sipas tij, nuk u mendua kurrë për arsimin profesional, zanatet dhe një të ardhme të qëndrueshme të punësimit.

Vendet më të pasura të Europës dhe botës, vijoi kryeministri, nuk i degdisin të gjithë fëmijët drejt universiteteve, por u japin një zanat që jo vetëm të bëjë një punë, por edhe të bëjnë biznes.

“Zyrat e punësimit duhet të shkojnë të trokasin në çdo ndërmarrje, të kenë të qartë çdo pasqyrë nevojash dhe t’i shkojnë prapa çdo njeriu që është i gatshëm të punojë. Kjo është një reformë përmbajtësore, pasi nuk mund të jetë kurrë lëmosha, alternativë e punës dhe statusi i varfërisë ‘mish për top’ për politikën e ditës”, tha në përfundim Rama./ATSH