Rama “peshkon” sërish te PD-ja: Emëron Jola Hysën në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Rama “peshkon” sërish te PD-ja: Emëron Jola Hysën në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Emërimi i Jola Hysës vjen pak muaj pasi u largua nga PD

Kryeministri Edi Rama vijon të ‘joshë’ me poste ish-eksponentët e pakënaqur dhe të larguar të Partisë Demokratike.

Së fundmi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit është emëruar Jola Hysa, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Hysa u largua nga Partia Demokratike në mars të këtij viti, duke i dhënë fund angazhimit të saj në strukturat drejtuese të selisë blu. Pak muaj më vonë, ajo merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, institucion përgjegjës për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Emërimi i saj i shtohet një serie lëvizjesh të ngjashme, ku ish-figura të Partisë Demokratike janë përfshirë në administratën shtetërore.

Emërimi i Hysës, vjen pas emërimit të ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji në krye të Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan dhe ish-deputetit Dashnor Sula si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Po ashtu në shtator të vitit të këtij viti, Silva Caka e Partisë së Lirisë u emërua sot zv/ministre e Brendshme.

Këto emërime kanë nxitur reagime në skenën politike, ndërsa opozita i ka cilësuar ato si një strategji të kryeministrit Rama për të afruar figura të pakënaqura nga radhët e saj./Pamfleti