osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Raporti i sizmiologëve grekë: Pse pati kaq shumë dëme nga tërmeti?!

Raporti i sizmiologëve grekë: Pse pati kaq shumë dëme nga tërmeti?!

Një raport i hartuar së fundmi nga disa sizmiologë grekë, ka zbuluar detaje të mëtejshme për tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ky raport i siguruar nga Gazeta Si, u financua nga Departamenti i Gjeologjisë së Universitetit Kapodistrian të Athinës.

Katër sizmiologët grekë Efthymis Lekkasm, Spyridon Mavroulis, Dimitri Papa dhe Panayotis Carydis kanë analizuar jo vetëm lëvizjen e pllakave në zonën e Durrësit dhe Adriatikut, por edhe ndërtesat e shembura nga lëkundjet, duke arritur në përfundimin se një pjesë e tyre jo vetëm që ishin dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit, por edhe kishin probleme të mëdha strukturore, për shkak të kateve shtesë apo cilësisë së dobët.

“Por është interesante të hetohet pse u dëmtuan disa ndërtesa dhe disa të tjera jo, megjithëse bëhej fjalë për struktura të ngjashme, të ndërtuara në të njëjtën zonë”, shton raporti.

Ky tërmet sipas raportit u ndje edhe në Bullgari, Itali, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe një pjesë e Greqisë dhe është pasuar nga të paktën 500 lëkundje të forta.

“Zonat më të prekura janë qyteti i Durrësit dhe Thumana, ndërsa dëme të mëdha ka pasur në Laç Fushë-Krujë, Kamëz dhe Tiranë”, shkruan raporti. E njëjta zonë është prekur kohët e fundit nga tërmeti 5.6 ballë i 21 shtatorit”, thekson ai duke u ndalur më pas tek ndërtesat e prekura dhe tek shkaqet përse në një të njëjtën zonë pati ndërtesa që nuk pësuan asnjë dëmtim dhe të tjera që u shembën duke u marrë jetë plot 50 personave.

Sizmiologët grekë thonë se epiqendra e tërmetit ishte vendosur në një distancë të madhe nga zonat e prekura, por se tërmeti i gjatë dhe toka e butë dhe e paqëndrueshme çuan në
dëme të mëdha strukturore në Durrës.

“Në ndërtesat e banimit që u rrënuan plotësisht në Durrës si dhe në hotelet e shkatërruara, pllakat e dyshemesë u rrëzuan duke formuar një hapësirë pa boshllëqe për shkak të mungesës totale të trarëve”, thotë raporti.

Bazuar në studimin në terren, katër sizmologët grekë thonë se kanë arritur në këto përfundime:

  • Ndërtesat e pa përforcuara të cilat mbanin ngarkesa të paplanifikuara, si katet shtesë, pësuan më shumë dëmë nga tërmeti për shkak të zbatimit të rregullave të vjetra të ndërtimit, cilësisë së dobët të ndërtimeve, mjeshtërisë së dobët, ndërhyrjet e bëra nga njerëzit, mungesa e mirëmbajtjes dhe riparimi jo adekuat pas tërmeteve të kaluara, si ai shtatorit. Këto ndërtesa pësuan jo vetëm dëme të lehta por edhe dëme strukturore duke përfshirë shembjen e pjesshme ose totale të mureve që mbanin ngarkesë të paplanifikuar.
  • Llojet e ndërtesave në zonën e prekur përmbajnë struktura të pa përforcuara me mure që mbajnë ngarkesë shtesë në katet e sipërme. Pjesa më e madhe e ndërtesave të shembura janë ndërtuar sipas Kodeve Teknike Shqiptare, të cilat u zbatuan për herë të parë në vitin 1963 dhe u përditësuan për herë të fundit në 1989.
  • Dëmtime jo-strukturore janë vërejtur edhe tek ndërtesat parafabrikat, ku u vërejtën kryesisht rënie të suvasë, shkëputje të mureve dhe ndarje të ndërtesave të ngjitura apo çarje të mureve të jashtëm dhe të brendshëm të ndërtesave.

    Katër sizmiologët grekë analizojnë të gjithë zonën gjeologjike të zonës së prekur nga tërmeti, duke theksuar se Durrësi, Thumana, Laci , Shijaku dhe Kruja ndodhet në një zonë mjaft të “nxehtë” sizmike, që është goditur edhe në të kaluarën nga tërmete të forta. Sa për Tiranën, ajo ndodhet në një terren më shkëmbor, duke u bërë kështu më pak e prekur ndaj lëkundjeve.

    Cilat lloje ndërtesash u dëmtuan më shumë?

    Për sizmiologët Lekkasm, Mavroulis, Papa dhe Carydis tërmeti i nëntorit ishte shkëtërrimtar jo vetëm për shkak të lëkundjeve të fuqishme, por edhe për shkak të cilësisë së ndërtimeve në zonën e prekur.
    Ndërtimet në Shqiqëri ndahen në katër grupe: ato që u ndërtuan para vitit 1960, ato që ndërtuan midis viteve 1961-1980, ndërtesat e viteve1981-1990, ato të periudhës 1991-2000 dhe të ndërtuara nga viti 2001 në vitin 2011”, sqaron raporti, duke theksuar se ndërtesa më të rrezikuara nga lëkundjet e fuqishme janë strukturat parafabrikat të ndërtuara pas viteve 70’ .

    “Një karakteristikë domethënëse e këtij lloji ndërtimesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, është mungesa e kolonave dhe trarëve të betonit. Ky lloj muri është i pa forcuar dhe është kështu më i brishtë. Këto ndërtesa janë fleksibël gjatë një tërmeti deri në një kufi të caktuar, por pasi të tejkalohet ky kufi, dëmi është i menjëhershëm dhe shkatërrimtar”, thotë raporti. Në këtë rast, lëkundja e tërmetit nuk e kaloi këtë kufi dhe këto struktura mbetën të paprekura nga tërmeti. Edhe pse numri i ndërtesave të parafabrikuara të betonit është më i ulët se i ndërtesave me tulla, ato zakonisht janë struktura shumëkatëshe. Shumica e ndërtesave të apartamenteve të ndërtuara pas vitit 1960 u ndërtuan me këtë metodologji”, theskojnë sizmiologët greke.

    Nga vëzhgimi në terren, ata thonë se pjesën më të madhe të strukturave të dëmtuara, muret e parafabrikateve nuk ishin as të mbuluara me suva dhe saldimi midis mureve ishte i dobët.

    “Kështu që, këto ndërtesa nuk janë të mbrojtura nga kushtet e mjedisit, përfshirë lagështinë, reshjet, ndryshimet e temperaturës apo reshjet e borës që çojnë në dobësimin e materialeve”, thotë raporti.
    Sipas raportit, të prekura ishin pallatet e ndërtuara me tulla. “Këto ndërtesa pësuan dëme të mëdha strukturore, për shkak edhe të ngarkesës shtesë. Në Thumanë u vërejt shkëputja e copave të mëdha të suvasë nga muret, çarje e thellë e mureve me tulla dhe shembja e pjesshme e ndërtesave”, thekson raporti.

    “Pallatet me tulla nuk pësuan dëme strukturore në qytetin e Durrësit, por ndërtesa të këtij lloji në Thumanë pësuan dëme shumë të rënda strukturore përfshirë edhe shembjen, duke u marrë jetën disa viktimave”, thotë raporti.

    Sizmologët greke thonë se në shumicën e ndërtesave të dëmtuara dhe të shembura nuk ishin problemi vetëm muret apo kolona, por edhe dyshemeja, për të cilat ishin përdorur blloqe pllakash të mëdha të cilat nuk ishin ngjitur mirë me njëra-tjetrën.

    “Bazuar në anketat në terren pas tëmetit të shtatorit dhe nëntorit, konstatohet se shumë ndërtesa të të gjitha llojeve të konstruksioneve kanë pllaka të mëdha për bazën e dyshemesë. Këto pllaka vijnë fabrikuara në përmasa të mëha dhe pastaj ngjiten me të vinça ose ashensorë. Pllakat që u gjetën në ndërtesa të shembura ose të dëmtuara, kryesisht në Thumanë dhe së dyti në Durrës nuk ishin të lidhura në mënyrë transversale me njëri-tjetrin dhe dyshemeja nuk kishte një bazë për mbajten e ngarkesës. Në këtë mënyrë, funksioni diafragmatik i dyshemesë, që është thelbësor për sigurinë nga tërmeti mungonte”, thotë raporti.

    Dëmet e 21 shtatorit dhe ato të 26 nëntorit

    Një pjesë e ndërtesave të shembura, ose atyre që pësuan dëme në strukturë, kishin pësuan dëme të lehta që nga tëmeti i 21 shtatorit.

    “Tërmeti i nëntorit shembi dhe dëmtoi strukturat e stërmunduara nga pesha e tepër jo vetëm për shkak të lëkundjeve të forta dhe të gjata por edhe sepse shumë prej tyre ishin të brishta që nga tërmeti i shtatorit”, thotë raporti.

    Për shembull ky pallat në Durrës (foto e mësipërme) gjatë tërmetit të 21 shtatorit kishte pësuar shkëputje të mureve ndarëse. Më pas në tërmetin e nëntorit ajo pësoi çarje të thella në muret me tulla,s hkëputjen e suvasë nga muri dhe shembja e një pjesë të tij.

    Një tjetër banesë në Durrës (foto e mësipërme) pësoi çarje të mureve të katit të parë gjatë tërmetit të shtatorit, por më 26 nëntor pësoi shembje e murit të kati përdhes dhe çarje të mureve në katet e mësipërme. Por i njëjti fenomen nuk vërehet me hotelet e shembura në Durrës, të cilat nuk pësuan asnjë dëmtim gjatë shtatorit.

    Hotel “Vila Verde”

    Ndërkohë Hotel “Vila Verde” nuk pësoi ndonjë dëmtim strukturor gjatë tërmetit të 21 shtatorit, por dy muaj më vonë dy katet e poshtme u shembën plotësisht.

    Hotel “Mira Mare”

    E njëjta gjë duket se ndodhi edhe me hotelin “Mira Mare” , i cili ishte ndërtuar pak metra larg detit. Asnjë dëmtim nuk ishte shkaktuar në hotel nga tërmeti i shtatorit, por gjatë tërmetit të 26 nëntorit, u shemb plotësisht.

    Hotel “Ljubjana”

    “Është domethënëse të theksohet se Hotel Lubjana, i vendosur pak metra larg “Mira Mare”, pësoi dëmtime në pjerrësi që u atribuohen pjesërisht dështimit të kolonave të katit përdhes, por nuk u shemb”, shkruan raporti.

    Shumë ndërtesa shumëkatëshe në Durrës pësuan kryesisht dëme në katër katet e poshtme, ndërsa katet e sipërme mbetën të paprekura nga tërmeti. Ajo që u vërejt më së shumti ishte plasaritja e suvasë, shkëputja e suvasë nga muret, plasaritja dhe shembja totale e mureve si dhe shkatërrimi i orendive të shtëpisë.