osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Reuters: Çdo gjë është në dorë të presidentit francez për negociatat, mund të ketë kushte shtesë

Reuters: Çdo gjë është në dorë të presidentit francez për negociatat, mund të ketë kushte shtesë

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është në dorë të Emmanuel Macron, presidentit të Francës. Kjo deklaratë ka ardhur nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, referuar dhe draftit paraprak të publikuar, ku jep dritë jeshile për Shqipërinë. Por, sipas agjencisë, një diplomat i BE ka deklaruar se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian këtë muaj, është në dorë të Francës.

“Reuters” shton se të tjerë mendojnë se Parisi mund të shtojë kushte të tjera përveç 9 kushteve gjermane, si një kompromis për të dhënë dritën jeshile. Duke iu referuar draftit paraprak të deklaratës, që pritet të miratohet nga ministrat e Bashkimit Evropian, në takimin e 15 tetorit, Gabriela Baczynska, shkruan për “Reuters” se nuk ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. “Duke lënë pjesën për Maqedoninë e Veriut të pandryshuar (hapje negociatash), (drafti i deklaratës së ministrave të BE) nuk jep datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por propozon një listë me shumë reforma që Tirana duhet të realizojë përpara se ky takim të realizohet”, raporton Reuters. Në artikull, theksohet se nëse ministrat e BE-së nuk arrijnë një marrëveshje, kancelarja gjermane, Angela Merkel mund të kërkojë ndihmë nga Macron, për të arritur kompromisin. Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut po mirëpritet nga shtetet e BE-së, të cilat janë të gatshme të hapin negociatat dhe takimi i parë ndërqeveritar pritet të zhvillohet në fund të këtij viti.

Macron një vit më parë bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa këtë vit, presidenti i Francës ka heshtur, duke mos dhënë asnjë përgjigje. Pritet që Franca, ndryshe nga Gjermania, mund t’i kërkojë Shqipërisë të bëjë më shumë për të frenuar radhët e gjata të emigrantëve, referuar edhe shqetësimit të Macronit, në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Salsburg, disa ditë më parë, për numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria. Kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vazhdon të mbetet edhe Holanda, e cila e ka shprehur hapur qëndrimin e saj. Por jo vetëm, Danimarka gjithashtu është skeptike.