osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rikthimi i vëmendjes amerikane!

Rikthimi i vëmendjes amerikane!

Nga Mero Baze

Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre.

Kjo u pa qartë në panikun që shkaktoi tentimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, nën planin e këshilltarit Bolton dhe teoritë konspirative që e rrethuan atë, duke e bërë praktikisht të parealizueshme.

Dhe gjithë sulmi ishte përqëndruar në një pikë, tek fakti që tani SHBA është e pavëmendshme për Ballkanin dhe tek kjo marrëveshje ka hyrë si elefanti në dyqan qelqurinash.

Por më në fund ka një lajm të mirë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin Perëndimor.

Palmer, i cili do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike, është një personazh i njohur për politikanët rajonalë. Ai ishte zytrari amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga një konflikt civil më 30 Qershor, duke mbrojtur qartë legjitimitetin e procesit dhe duke zbrapsur projektin Meta- Berisha, i cili po e çonte Shqipërinë drejt gjakderdhjes. Për këtë dhe ai u akuzua si agjent serb nga mediat e Berishës dhe Metës. Madje dhe nga Agim Nesho.

Palmer po ashtu është një njohës i mirë i rrethanave në të cilat po konturohet fillimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit të Kosovës.

Fakti që SHBA ka vendosur të mbajë këmbët në Ballkan dhe të ulet këmbëkryq për të zgjidhur problemet e mbetura, është një zhvillim i rëndësishëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “në këtë rol, zoti Palmer, do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqëndrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane”

Kjo nënkupton që zoti Palmer do të jetë negociatori amerikan i krizës politike shqiptare, aq sa ka vendosur të përzihet SHBA në këtë krizë, dhe nxitës i Marrëveshjes Serbi- Kosovë, për të çliruar të dy vendet nga stanjacioni drejt rrugës evropiane.

E kuptoj dëshpërimin e atyre që e kanë etiketuar si dhëndërr të Serbisë, agjent të Sorosit, dhe etiketime të tjera që buronin nga fakti se ai shmangu gjakderdhjen më 30 Qershor, por tani është koha të mendojnë si t’i tërheqin këto sulme, me qëllim që të kenë shanse të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

Lajmi i rëndësishëm është rikthimi i vemendjes amerikane dhe jo thjesht rikthimi i zotit Palmer. Ky i fundit, e bën më serioze vemendjen amerikane dhe akomë më qesharake betejën e Berishës dhe Metës kundër tij, me akuza personale.