osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sali Efendi, mos ik pa u treguar shqiptarëve formulën… si të pasurohen “ndershmërisht” si fëmijët tuaj!

Sali Efendi, mos ik pa u treguar shqiptarëve formulën… si të pasurohen “ndershmërisht” si fëmijët tuaj!

Nga Anri Bala

Në “demokracinë” shqiptare, zotësia më e madhe, është që gënjeshtrën ta tregosh bukur dhe me pasion… si të vërtetë që ta besojnë dhe të tjerët, sepse vetes ia ke mbushur mendjen duke e treguar aq shpesh, se je mjeshtër, derisa beson gënjeshtrën tënde.

Populli s’ka çfarë humbet më në këtë vend nga gënjeshtrat tuaja, kur pronarët i bët ish-pronar, të përndjekurit i vdiqët me pahir deri në vetëflijim, të rinjtë ikën nga Shqipëria, sepse s’kanë asgjë për të bërë mes njerëzve të pashpresë, që luten çdo ditë, aman mos ikni edhe ju që keni mbetur, se s’ka kush na varros dhe të gjitha këto i tregoni si arritje të qeverisjes tuaj “demokotike”.

Largimi i pashmangshëm nga Shqipëria, për sytë dhe mendjen tuaj, është një disfatë e këtij vendi e krijuar nga keq qeverisja e sotme dhe beson vërtetë gënjeshtrën tuaj, duke shpresuar se njerëzit do të harrojnë qeverisjen tuaj kriminale me tre eksode prag lufte civile dhe bandat e mercenarëve që drejtuan këtë vend, duke e rrjepur dhe shqepur çdo copë deri në palcë.

Tani, edhe mund ta ham gënjeshtrën, por na keni kafshuar keq dhe nuk ka gënjeshtër që na bën derman, sepse piranjat e pushtetit tuaj, as kockat nuk i latë për barkëboshët, por ama mos të u hamë hakën… na latë një sistem të padëgjuar “demohajdutërinë” ose hajdutërinë popullore.

Uniforma e saj: Vidhe popullin dhe ai të duartroket e të përshëndet, në fund të voton i lumtur, që ti u bëre mbret, duke qenë një pleh, me shpresën se edhe ai do të bëhet një ditë… si ti.

Por, vetëm diçka të vogël e ka merak çdo varfanjak i këtij vendi, se pse pema e një shqiptari të vetëm, nuk prodhoi qoftë edhe një përqindje fare të vogël të milionave që prodhuan pemët që mbollën fëmijët tuaj?!

Këtë thuaja popullit, që ta ruaj si hajmali, kur t’i të shkosh në botën tjetër, sepse vetëm ti e di formulën se si mund të fitohen miliona duke zbritur shkallët e pallatit me tulla silikate në Brrakë. Tregojua atë dreq sekreti, mos e merr me vete në varr, tregoju… se si mund të pasurohen “ndershmërisht” si fëmijët tuaj!

Mos i lodh me përralla dhe histori demokracie dhe diktature, sepse e kanë kohën e kufizuar brezat. Vitet ikin shpejt dhe vjen një ditë që katandisesh si ti, që po të mbaron vajguri i kandilit dhe kërkon gjilpërën në bar… aty ku nuk ka bar!/Ekskluzive.al