osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sali mos i dëgjo çfarë thonë… mos u tërhiq! Me PD-në edhe në atë botë bashkë

Sali mos i dëgjo çfarë thonë… mos u tërhiq! Me PD-në edhe në atë botë bashkë

Nga Anri Bala

Përpjekjet titanike të Sali Berishës për të marrë dhe mos ta lëshuar kurrë PD-në, duke e kthyer atë në një rreckë për të veshur dordolecë nëpër ara, nuk do mbarojnë as sot, as mot, as… kurrë. A e dini pse? Sepse ai ka vendosur… do ta marrë partinë me vete, në botën tjetër.

Një nga arsyet është, se PD-ja e vërtetë, ajo e idealeve dhe ëndrrave, tani ka vdekur dhe është një kufomë e pakallur, e cila kutërbon demokracinë, zhvillimin dhe ndryshimin.

Tërheqja e Berishës së tërhequr nga ata që e shikojnë plotësisht, duke e larguar dhe futur në vathën e 200 njërëzve më të korruptuar dhe “dalluar” në luftën kundra demokracisë në planet, nuk është një shaka rrugësh dhe as një shashkë tymuese amerikano-angleze, por një goditje vdekjeprurëse për çdo politikan.

Fatmirësisht, doktori e ka kuptuar dhe po përpiqet të mos e jap veten duke tërhequr rreth tij një turmë të marrësh, të cilët i fut dhe i nxjerr në foltoren e tij, herë si këshilltar, herë si ushtarë, herë si zagarë të vjetër të përzjer në tenxheren e çorbës politike, me këlysh të rinj.

Të vetmen luftë, që nuk e fiton dot, është ajo e përdorimit të masave për të dërguar përpara antiamerikanizmin e tij personal.

Historirat e tij në mbrojtje të demokracisë amerikane nga Sorosi, Mecgonigal dhe “antiamerikani” Edi Rama, janë prova të padiskutueshme të një diagonoze të pashurueshme e këtij pacienti, që i ka mbetur në derë popullit shqiptarë dhe një dhuratë për çmendurinë politike në Shqipëri, e cila do ishte shumë herë më e “drejtuar”… nëse kjo kastë do të ishte larguar.

Tani është vonë dhe Sali Berisha nuk ka pse të largohet duke braktisur një kufomë që e mbyti dalngadalë dhe pret të kallet politikisht bashkë me të. Fundja fundit ishte një pronë e dhuruar dhe dhuratat as nuk hidhen e as nuk falen, por ruhen deri në vdekje.

Ndaj Sali, mos ik! Rri aty dhe bëji fresk pozitës, jepi dhe atë pak shpirt që të ka mbetur, që ata të jetojnë pushtetin më të gjatë… për të na kujtuar se sa paturpësisht i mbron idealet e sistemit që të lindi dhe me sa devotshmëri po e mban betimin që ke bërë në 1991 para PPSH-së, kur rrëmbeve partinë nga duart e rinisë studentore… dërgimin e PD në botën tjetër.

Megjithatë, ka diçka që s’shkon… vendi i “amshimit” për ty dhe partinë! Njëri e ka vendin në ferr, ndërsa tjetra në parajsë dhe ti nuk mund të zgjedhësh./Ekskluzive.al