osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHBA monitoron procesin! “Gërdeci”, dosja që djeg Sali Berishën dhe të birin: Familjarët e viktimave pranohen si palë në seancat gjyqësore

SHBA monitoron procesin! “Gërdeci”, dosja që djeg Sali Berishën dhe të birin: Familjarët e viktimave pranohen si palë në seancat gjyqësore

Dosja e “Gërdecit”, duket se do të djegë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të birin e tij, Shkëlezin. SPAK aktualisht është duke hetuar tragjedinë e Gërdecit të ndodhur në 15 mars të vitit 2015, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta.

Prej atij viti, Berisha dhe djali i tij, janë dy të akuzuarit kryesor si arkitektë të kësaj mega afera. Dje është mbajtur seanca e radhës për këtë çështje, ndërsa ra në sy fakti se procesi gjyqësor u monitorua edhe nga përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë sërish seancën ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu sa i takon çështjes së Gërdecit. Seanca e radhës do të mbahet në datën 22 qershor. Shkak për këtë është bërë një kërkesë e një prej të dëmtuarve, që u konsiderua si risi dhe u pranua nga gjyqtarët.

Ndërkohë për të marrë pjesë në seancën e 22 qershorit, do të njoftohen 290 persona të dëmtuar në tragjedinë e Gërdecit. Gjithashtu palë e procesit do të jenë edhe familjarët e viktimave. Ndërsa për avokatin mbrojtës të Mediut, Ardian Visha një vendim i tillë është konsideruar si i pakuptimtë.

Në 22 qershor pritet që SPAK të japë pretencën për Mediun të cilin e ka marrë të pandehur për 2 vepra penale. Por megjithatë, pavarësisht zvarritjes, një gjë është e sigurtë që Berisha dhe djali i tij, si të implikuarit kryesorë në këtë dosje, duket se janë një hap larg burgut.

Familjarët palë në proces, avokati: Është një fitore për ta

Ndërkohë, Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit në 2008, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen e penale e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.

“Historia e pjesëmarrjes së viktimave në çështjet penale është një luftë shumë e gjatë. Viktimat janë pjesë procesit dhe janë krah për krah për të zgjedhur çështjen. Do të bënte një shpallje publike. Ata kanë të drejta për të shkruar çdo lloj gjëje. Është një fitore për familjen Durda, pasi ka bërë përpjekje shumë kohë më parë.

Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të them se interesi i familjarëve është në mënyrë konsistent. Vetëm e vërteta i çlirojnë njerëzit”, tha Matlija.

Ndërsa, Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit.‘Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën urdhri i ministrit e bëri vrau djalin tim”, tha Durda.

Hetimet

Kujtojmë që më herët e njëjta seancë ku SPAK duhej të jepte pretencën, është shtyrë me arsyen e mospranisë së avokatëve të Fatmir Mediut. Njëri prej avokatëve të Mediut, Henrik Ligori paraqiti një raport mjekësor ndërsa avokati tjetër, Ardian Visha paraqiti një fletëthirrje gjyqi që kishte në një proces tjetër në Durrës.

Dy prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja e konsideruan të paligjshëm pretendimin e avokatit dhe kërkuan të caktohet edhe një avokat nga shteti. Do të jetë avokati Artan Simoni që do të përfaqësojë Mediun në seancën e sotme.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”.

Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”./Sidorela Braçja