osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHËNIM: Përse Berisha sulmon policinë për kokainën e sekuestruar në Durrës?

SHËNIM: Përse Berisha sulmon policinë për kokainën e sekuestruar në Durrës?

Sasia rekord e kokainës së kapur në Durrës ka provokuar jo pak reagime. Të Policisë dhe Hetimit Doganor, që së bashku me Prokurorinë dolën në konferencë për media pak orë pasi kishin sekuestruar drogën me vlerë tregu 180 milion euro dhe u krenuan me të drejtë me përmasat e operacionit.

Të ndërkombëtarëve që vlerësuan aftësinë e autoriteteve ligj zbatuese, edhe për shkak se ky ishtë një aksion ekskluziv i Shqipërisë.

Asnjë habi në deklaratat ku dallohej lehtë kënaqësia për suksesin, e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Rradha e opozitës. Tek ta, çdokush e komenton sipas hallit të vet.

LSI, sepse është në opozitë e nuk do të humbasë kuota në elektorat. Lulzim Basha përpiqet të krijojë zhurmë në kampin kundërshtar, për shkak të problemeve të mëdha që i janë krijuar brenda shtëpisë politike, pas investigimit të publikuar nga media prestigjoze amerikane “Mother Jones”, për lobimin me para të dyshimta për një foto me Presidentin Trump.

Ditët e fundit, deklaratat e “rreshterëve” të tij për kokainën e kapur në Durrës i sheh si shpëtim, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me drogën, edhe pse ishte vetë kjo e fundit që e goditi tentativën e trafikut. Sali Berisha është më i qartë në akuza dhe me të drejtë.

Edhe hallin e ka më të madh dhe real. Ndaj ulet e shkruan përditë mesazhe të gjata, që i publikon më pas në fb si denoncime të ardhura nga ‘qytetarë dixhital’. Por kuptohet lehtë se është dora e tij.

Pas kapjes së kokainës nga Policia dhe Dogana, hetimi për të zbuluar gjithë lidhjet, mbështetjen, porositësin, garantin etj. është në dorën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Berisha aty ka ende prokurorin e tij, Besim Hajdarmatajn, i cili nuk e ka zhgënjyer deri sot.

Por nëse hetimi për kokainën rekord të kapur në Durrës, do të shtrihej përtej personave të proceduar aktualisht, shpejt do të mbërrinte tek njerëz afër tij.

Nga veprimet e deritanishme, të pohuara edhe nga gazetarë e analistë afër së djathtës, ky fakt është pranuar me gjysëm zëri.

Ndaj Berisha, si një mjeshtër i diversionit dhe intimidimit nuk do të humbasë as kohë dhe as terren. Sulmon pa rreshtur qeverinë e Policinë, e cila i ka mbyllur veprimet me kokainën pasi e sekuestroi, për ta dëgjuar Prokuroria, që ka në dorë hetimin.

Është kjo e fundit që mund t’i bëjë gjëmën. Mesa duket e ka humbur ‘besimin’ te Prokuroria dhe nuk i ka më gjithë garancitë.

Adriatik Llalla nuk është më në detyrë. Ndaj Berisha kërkon të intimidojë përmes diversionit. Nuk ka gjë tjetër në dorë, pse të mos e provojë edhe këtë që i ka mbetur.