osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shënim: Vjehrri e jep për prishje, dhëndri e padit në SPAK?! Komedia e rindërtimit dhe drama morale e belindëve të nesërm!

Shënim: Vjehrri e jep për prishje, dhëndri e padit në SPAK?! Komedia e rindërtimit dhe drama morale e belindëve të nesërm!

Lista e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i fundvitit 2019 është e gjatë. Brenda kësaj liste ka me dhjetëra godina, shkalla e dëmtimit të të cilave është klasifikuar shumë e lartë me vendim të Institutit të Ndërtimit. Duke qenë të rrezikshme për jetën e banorëve, ato duhen shembur; shteti u siguron të dëmtuarve banesë të re.

Një prej këtyre rasteve është një godinë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Shumica e banorëve jetojnë tashmë në shtëpitë e reja për viktimat e tërmetit. Bashkia, bazuar te vendimi i Institutit të Ndërtimit për godinën në fjalë, ka detyrimin ta prishë. Dhe ka shkuar ta prishë.

Asgjë e veçantë nga rastet e tjerë deri këtu. Por në këtë pikë fundore të procesit, është kujtuar të ndërhyjë Belindi, politikani riosh i PD-së së Saliut që ka ambicien e madhe të drejtojë qytetin.

Belindët dhe ustai

Jo vetem Belindi që është ende çirak i ri po edhe ustai i vjetër i belindëve, do kishin rrjepur fytin me ulërima sikur larg qoftë, të bënte vaki që shteti të mos kujdesej për këta banorë. Përfytyroni që dikush të plagosej apo më keq të vdiste nga pasojat pas tërmetit siç edhe ka ndodhur në godinat e dëmtuara. Çfarë do bënin ustai dhe çirakët? Do t’i përdornin e shpërdornin politikisht mbarë e prapë, të vdekur e të gjallë. Siç e kanë zakonin.

Po edhe pa viktima hiç, me siguri do të shkonin te godina në fjalë e do tregonin përpara kamerave të lara e të çara. Do ta bënin Erjon Veliajn, Ramën, Bashkinë, Qeverinë etj etj copa që i paskësh lënë në atë derexhe banorët.

Këtë herë nuk i ka lënë. Strehimi pas tërmetit ka qenë nga punët më të dukshme. Për ustain e vjetër dhe rioshët skenikë, sidoqoftë nuk bën dallim. Tani që kujdesi është, kërkojnë hesap për kujdesin.

Afërmendsh Belindi, nuk ka hallin e banorëve. E vërteta është që këto muaj Belindit i duhen të gjitha qimet e rrugëve të Tiranës që t’i bëjë trarë e t’i përplasë në derën e Bashkisë.

Por këtë herë ka një detaj “të vogël”, të cilin ndoshta jo të gjithë e dinë…

Belindi dhe vjehrri

Bashkia e Tiranës në një sqarim për rastin shkruan se “nuk dihet pse Belind Këlliçi ka kallëzuar sot në SPAK vetëm Bashkinë dhe ka lënë jashtë padisë institucionin që ka iniciuar zinxhirin e vendimeve që pasojnë prishjen e Pallatit Nr. 4 në rr. Myslym Keta”.

Bashkia nuk e thotë, ndoshta për etikë komunikimi por Belindi meret me samarin sepse nën samar është Instituti i Ndërtimit. Dhe ky Institut drejtohet nga vjerri i Belindit, Artan Shkreli. Këtu situata bëhet komedi. Shkresa për prishje është e Institutit dhe është bërë tashmë publike. Me një fjalë, vjehrri e jep për prishje, dhëndri e proteston në SPAK.

Belindët e nesërm

Komedia kthehet në dramë morale nëse dalim nga banaliteti i rastit dhe meremi pak me të rinjtë si Belindi që i janë futur politikës së fundmi duke ecur pas ustait.

Distanca morale nga e shkuara kriminale e partive të tyre ishte minimumi që duhet të bënin për të merituar pak besim. Këta të rinj të politikës duhet të ishin shpresa, por e para gjë që kanë mësuar është të mos kuqen e të mos verdhen për krimet e grupit ku militojnë, duke na bërë të qartë kësisoj se nuk do kuqen e nuk do verdhen as kur të kryejnë vetë krimet e tyre në të ardhmen.

Nuk të vjen keq për ta; ata e kanë zgjedhur me vetëdije të rreshtohen me vijimin e së keqes; të vjen keq për mjerimin moral që ata mbjellin tek moshatarët e tyre, të cilëve u duhet bash i kundërti shembull; të vjen keq për pamundësinë e qytetarit që bëhet viktimë e mediokritetit, mashtrimit dhe hipokrizisë.

E kemi thënë dhe më herët: Shqipëria vuan sot nën një klasë politike dështakësh fodullë, hajdutë të paaftë, vrasës që qëndrojnë mbi ligjin. E ardhmja nuk mund dhe nuk duhet lejuar të jetë po e tillë./Marrë nga gazeta Dita