osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sherr pas ndeshjes Laçi-Tirana, presidenti Laska ndjek me makinë deri në Tiranë Refik Halilin dhe përfundon në polici

Sherr pas ndeshjes Laçi-Tirana, presidenti Laska ndjek me makinë deri në Tiranë Refik Halilin dhe përfundon në polici

Grushtet dhe shkelmat që pasuan sfidën Tirana-Laçi fundjavën e shkuar në kampionat, duket se e kanë ftohur tej mase raportin midis dy ekipeve që nuk janë shquar për “hasmëri” mes tyre.

Ditën e sotme, në Kurbin kryeqytetasit u mundën me rezultatin 2-0 por ia dolën të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas fitore 3-0 në sfidën e parë në shtëpi.

Por, pas ndeshjes ka pasur sërish tension. Kështu, mësohet se Presidenti i Laçit, Pashk Laska është shoqëruar në polici pasi është konfrontuar fizikisht me Presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Laska, që ishte protagonist edhe në sherrin me sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo, duket se nuk e ka kapërdirë dot eliminimin nga Kupa e Shqipërisë dhe ka shkarkuar nervat te Halili.

Madje mësohet se incidenti ka qenë tepër i rëndë, pasi Lasak e ka ndjekur me automjetin e tij tip “BMW” deri në hyrje të Tiranës, Refik Halilin. Sherri mes tyre ka ndodhur te zona e doganës në kryeqytet.

“Procesi Sportiv” raporton në Facebook, se Halili e ka denoncuar në komisariatin Nr.6 të policisë Laskën për goditje, dhe më pas presidenti kurbinas është shoqëruar në ambientet e komisariatit. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.