osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shikoni filmin “Vdekja e Kalit” me fëmijët në darkë… kur shkoni të puthni “salirat”, “ilirat” apo këllirat!

Shikoni filmin “Vdekja e Kalit” me fëmijët në darkë… kur shkoni të puthni “salirat”, “ilirat” apo këllirat!

Nga Anri Bala

Filip Talo, një ish i burgosur politik, dje doli publikisht me një guxim e trimëri për tu admiruar, duke i’u drejtuar Autoritetit të Dosjeve teksa i kërkonte korigjimin e dosjes së tij me “fakte dhe me prova”, se ishin të tjerë personat që e kishin spiunuar… duke mbrojtur Ilir Meta Metajn nga akuzat.

Në fakt Talo u kthye vetë në një spiun dhe akuzator për dy persona të tjerë, që janë qytetarë të thjeshtë dhe që nuk kanë asnjë detyrim ligjor të deklarojnë statusin e tyre të pastërtisë së figurës në kohën e diktaturës, aq më tepër nuk ka të drejtë asnjë autoritet të akuzojë, kur një gjë të tillë është e ndaluar me ligj për qytetarët, që nuk kanë aktivitet politik.

Kjo të kujton edhe njëherë pas kaq vitesh, se spiunlliku i “dhimbshëm për një kockë apo lugë supë… gëlon ende në Shqipëri.

Jo për gjë, por ne jemi të paaftë ta luftojmë një virus pandemik, siç është spiunlliku, deri sa në të ashtëquajturën demokraci, sipas perceptimit të injorancës, spiunlliku hynë në krimet morale, që t’i lejon fjala e lirë… e dhjerë.

Ndaj, historia e filmit “Vdekja e Kalit”, nuk është një film, por një realitet i hidhur, që e gjen ngado që të hedhësh sytë, në sallat dhe foltoret, ku komisarët, sekretarët e byrosë apo sekretarët e rinisë janë deputet, ligjbërës apo ligjvënës dhe jetojnë aq keq, sa Hoxha do e kishte zili salltanetin e tyre.

Imagjinoni sekretarin e byrosë Sali, kur fliste për armikun e klasës, për prishjen e kishave dhe xhamiave apo shfaqet e huaja të rinisë studentore. Të jeni të sigurtë, se në çantë përveç bisturisë kishte dhe gërshërë, për të qethur e poshtëruar studentët, që simpatizonin botën e “kapitalistëve gjakpirës”… të klasës punëtore.

Kurse sekretari i rinisë ishte më i rrezikshëm, sepse përveç propagandës për të ardhmen e komunizmit, duhet të spiunonte çdo ditë tek partia sjelljet e dyshimta të shokëve dhe shoqeve dhe shfaqjet e huaja të vajzave dhe djemve të infektur nga virusi i “moralit borgjez”.

Të gjitha këto i bënte për karrierë dhe dekorata, që nuk kërkonin shumë mundim, vetëm sa më shumë spiunim dhe kjo stërvitje e rrezikshme, u është shpërblyer në demokotësinë, që lejuam të ndërtohej në vend, nga rraca e këtyre bastardëve.

Ndaj Sali Berisha, Ilir Metaj dhe gjithë kolegët e tyre në politikë, të ardhuar nga ai sistem nuk janë fajtor, sepse e kanë trashëgimi gjenetike “spiunllëkun”, por fatkeqësi e madhe është përulja masive e të vuajturve, që i shohin si engjëj persekutorët, madje u puthin dorën dhe këmbët dhe u ka mbetur vetëm tu thonë…sa mirë bëtë që na vratë e na copëtuat, sepse nuk u bëmë si ju, bastard komunist, që sot jetoni si në ëndërra, por ndenjëm varfanjak… të persekutuar!

Ky “biçim milet” që vazhdon të mos ndryshoj, më e pakta që duhet të bëj, është të ndjek çdo natë familjarisht filmin “Vdekja e Kalit”, që të mos munden t’i shikojnë në sy fëmijtë e tyre, kur të dalin për të “puthur” si demokot Saliun, Tritanin, Ilirin apo Vasalin, si vasalë të trembur të demokracisë qesharake. /Ekskluzive.al