Shkrimtari Agron Tufa është irrituar keqaz me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve që nisi pas deklaratës së Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës kur tha se “kushtet s’ishin dhe aq të këqija”.
Në një reagim të fortë nga rrjeti social, Tufa thotë se është betuar se nuk do i shkelë kurrë më Fevziut në studio dhe këtë premtim e ka mbajtur.
“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.
Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.
Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!
Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.
Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!”, shkruan i revoltuar shkrimtari.